Sherret e vazhdueshme me fqinjët, Floresha Zhidru: Nisën 6 vite më parë, shkak u bë makina jonë, gjatë karantinës ata na
TIRANË– Floresha Zhidru ka sqaruar sherret e vazhdueshme me fqinjët që u bënë edhe publike në media.
E ftuar në “Pa gjurmë”, Floresha tha se gjithçka ka nisur para gjashtë vitesh për makinën e tyre. Përsa i përket videos që u bë dhe virale në media, ajo shtoi se gjatë periudhës së karantinës, fqinjët ua kanë ‘nxirë’, por që ata nuk kanë dashur të largohen që aty me kokën ulur.
“Komshinjtë i paditëm ne disa herë. Për shpifje. 6 vite konflikt. Debatet rrodhën nga një makinë. Konflikti ka nisur që herët. Makina jonë parkohet poshtë pallatit. Mblidhen disa çuna dhe hipin sipër kofanos. Burri doli në dritare dhe u foli për tu larguar. Ju lutem. Kjo ka ndodhur në 30 maj të 2014. Kjo është fillimi. Pas kësaj i flet burri dhe u thgot çuna largohuni. U fërshëllen. Ai çuni i thot dil nga dera mos më fërshëllyer. Nuk e lanë shokët. Kemi bërë denoncime në polici për këto. Pas kësaj nate. Prej 12 vitesh jetonim aty. Prej 6 vitesh kemi konflikte me banorët. Ishte e pamundur për ne të largoheshim. Lefteri thoshte pse të më largojnë? Ai nuk donte të ikte nga banesa si i frikësuar, nuk ulej. Ai i ka pasur këto tensione nga gjyqet, padrejtësitë, erdhi i tensionuar nga rruga. Ai ka kërkuar vetëm drejtësinë, nuk ka thënë kurrë do merrnin hak. Edhe sot vetëm zvarritje ka dhe nuk u dha e drejta, nuk kemi kërcënuar askënd. Gjatë muajve të karantinës fqinjët na e kanë nxirë. Policia nuk mori masa kundër fqinjëve. Shkaku nisi pse u prek makina dhe më pas ka ende shumë fjalë dhe ofendime pa thënë,” – tha Floresha.
Lefter Zhidru terrorizoi Elbasanin, vetëm pak ditë më parë. Me kallashnikov në krahë ai qëlloi me armë ndaj policisë, dhe pas pesë orësh negociatash, RENEA e ekzekutoi. Në apartamentin e tij u gjetën municione dhe armë të llojeve të ndryshme, dhe pas vëzhgimit, Floresha u mor nën hetim nga policia.
Dosja.al ka bërë publike edhe videon ku shihej se si gjatë periudhës kur Shqipëria ishte në karantinë, Lefteri përballej me fqinjët.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Vajza e Lefter Zhidrus: Babi nuk ka dhunonte kurrë, as mua e as mamin…jepte jetën për ne, atë ditë ndryshoi
TIRANË– Vajza e Lefter Zhidrus, 71-vjeçarit që u ekzekutua nga forcat RENEA, është shprehur se nuk ka parë kurrë të atin të ushtrojë dhunë mbi të ëm...
“Kush pyet o vlla, kush pyet”/ Historia e familjes së Shkelzen Ukës në Shpërdhet të Kurbinit, banesa e të cilit ësh
KURBIN- Fillimi i sezonit të shirave dhe të ftohtit ka nxjerrë në pah situatën e vështirë që po kalojnë qindra familje, 10 muaj pas tërmetit që iu shkatërroi sh...
Apartamenti plot me armë e municione, Floresha Zhidru: S’di nga dolën, nuk i kam parë nga kurrë
TIRANË– Ish-bashkëshortja e Lefter Zhidrus ka mohuar që të ketë pasur dijeni në lidhje me armët dhe municionet që efektivët gjetën në apartamentin ku dhe u...
Në njërën shtëpi jetonte në tjetrën ‘punonte’/ Arrestohet 30 vjeçari shqiptar pasi u zbulua duke…
ITALI- Një 30 vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotome në Itali, pasi në banesën e tij i janë gjetur kokainë e pastër e ndarë në 8 mbështjellës, s...
Rezulton pozitive me koronavirus nën-drejtoresha e shkollës 9-vjeçare në Ersekë, mësim vijon normalisht
ERSEKE– Një tjetër rast pozitiv në shkollën 9-vjeçare në Ersekë.Pas mësueses së fizikës e cila rezultoi të dielën pozitive për koronavirusin, është preku...
SITUATA/ Katër persona humbin jetën nga koronavirusi, 127 raste të reja. MSH: Ka 190 pacientë të shtruar
TIRANË– 4 viktima janë shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka ...
Përlotet Floresha Zhidru: Lefteri s’më ka dhunuar kurrë, atë ditë erdhi i nxehur siç nuk e kisha parë ndonjëherë, dol
TIRANË– Floresha Zhidru, ish-bashkëshortja e 71-vjeçarit që u ekzekutua nga forcat RENEA u shpreh se ditën e ngjarjes së rëndë, Lefteri ishte kthyer...
Rama hedh bast me KUKSIANËT: PD do të ketë 150 vota falas nga unë, do bëj aeroportin dhe do i sjell këtu të votojnë part
TIRANE– Gjatë konferencës së ditës së sotme, kryeministri Rama nuk i ka kursyer ironitë. Ai hodhi një ‘bast’ me kuksianët për të cilët u shpreh se e kanë tallur...