Aktualitet

Epidemiologu Artan Simaku: Nuk jemi ende gati për klubet e natës, ne nuk infektohemi nga veshët, por muzika grumbullon njerë

29 Shtator 2020, 19:06 Nga DOSJA
Epidemiologu Artan Simaku: Nuk jemi ende gati për klubet e natës, ne

TIRANË– Epidemiologu Artan Simaku është shprehur se Shqipëria nuk është ende gati që të ketë të hapura klubet e natës, apo të lejojë muzikën në lokale, pas orës 08:00. Në një intervistë në Report TV, Simaku tha se njerëzit nuk infektohen përmes veshëve, por është konsideruar që këto ambiente të qëndrojnë të mbyllur në mënyrë që të shmaget shtimi i kontakteve.

Epidemiologu sqaroi se muzika bën që të ketë grumbullime masive në klube dhe lokale.

Nuk parashikohet ndonjë ndikim i madh, ose ndonjë rritje e madhe të rasteve. Janë hartuar protokolle të posaçme për këto subjekte. Janë të pajisur të gjitha subjektet. Nëse respektohen, atëherë do të kemi raste të ulëta. Është një lehtësim i bizneseve që kanë qenë të mbyllura prej kohësh. Ne nuk infektohemi nga veshët por kjo ka ardhur si pasojë se në këto lokale rritet shumë numri i personave dhe kontaktet e afërta nga kërcimi. Jo prej muzikës por sepse rritet numri i kontakteve. Tani për tani kjo nuk është e mundur në këtë faze. Situata aktualisht është e qëndrueshme, por ka luhatje të vogla. Nuk parashikohet të kemi trend rritës në ditët në vijim. Hetimi dhe gjurmimi i kontakteve është kryer që në fazën e hapjes graduale. Vijon dhe në ditët e sotme madje duke u përforëcuar me skuadra në terren. Çështja e testimit ka qenë e debatueshme. Nuk është ndërprerë asnjë ditë që nga fillimi i pandemisë. Javët e fundit është rritur shumë kapaciteti testues. Testimi është kryer sipas standarteve të OBSh-së,” – tha Simaku.

Nga data 1 tetor do të hapen ambientet e brendshme të lokaleve apo restoranteve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet epidemiologu artan simaku epidemiologu artan simaku

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Shtator 2020, 15:20

TIRANË– Floresha Zhidru dhe vajza 14-vjeçare e Lefter Zhidrus janë shprehur se nuk janë lejuaer që të ndërmjetësonin dorëzimin e tij. Të ftuara në s...