Bota

Ndahet nga jeta gruaja e Millosheviç, kush është Mira Markoviç që këshillonte diktatorin për gjenocidet

15 Prill 2019, 05:37 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta gruaja e Millosheviç, kush është Mira

Serbi- Nga jeta është ndarë gruaja  ish-diktatorit serb Millosheviç, Mira Markoviç. Mësohet se ajo humbi jetën në një spital në Moskë në moshën 76-vjeçare.  Ajo u vendos në Moskë pasi burri i saj  Millosheviç u dërgua në Hagë ku akuzohej për gjenocid në Bosnje-Hercegovinë, si dhe krime lufte në Kroaci dhe Kosovë dhe u dënua me vdekje.

Kush është Mira Markoviç?

Duke iu referuar analizave, thuhet se ajo  ka qëndruar mbrapa planeve të ish-diktatorit, dhe madje e këshillonte atë.  Mira Markoviç konsiderohej si një prej figurave më kontradiktore në Serbi.

Sipas analistëve serbë ajo qëndronte pas shumë krimeve të bëra edhe në Serbi,  siç ishin vrasja e gazetarit Sllavko Curuvija, ish-politikani serb Ivan Stamboliç. Duhet të themi se mbi të nuk ka rënduar asnjë akuzë ligjërisht.  Ajo është dënuar vetëm njëherë për keqpërdorimin e postit. Dyshohej edhe për kontrabandë me cigare së bashku me të birin Marko Millosheviç.

Në përgjithësi Mira Markoviç konsiderohet në Serbi si një prej figurave që ka luajtur rol vendimtar në kohën e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, luftërave dhe krimeve serbe të viteve 90-të.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni gruaja e millosheviçit marko millosheviç mira markoviç gruaja e millosheviçit marko millosheviç mira markoviç

Sondazh

Poll

Bota 14 Prill 2019, 15:40

Kur çmenden arkitektët (Foto)

“Ugly Belgian Houses” përmban mbi 1400 foto të shtëpive me një pamje që është pak t’i thuash e çuditshme.Mënyra e ndërtimit të shtëpive varion shumë pasi...