Aktualitet

U emërua rektor i UT/ Denoncimi i studiesit Vladimir Kola: Bernard Dosti ka kopjuar 10 paragrafë

15 Prill 2019, 14:20 Nga DOSJA
U emërua rektor i UT/ Denoncimi i studiesit Vladimir Kola: Bernard Dosti ka

TIRANË– Ditën e sotme, ministrja e Arsimit, Besa Shahini vetëm dy ditë pas pezullimit të Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni  ka emëruar në detyrë Benard Dostin. (Lexo këtu)

Pas emërimit të Shahinit, studiuesi Vladimir Kola ka publikuar disa foto të doktoraturës së tij, duke pretenduar se është plagjaturë.

Sipas Kolës, artikulli shkencor me titull “Financial Crisis Effect on Public Debt in Ëestern Balkans Countries”, me autorë Adela Shera, Ledjon Shahini dhe Bernard Dosti është plagjaturë e “The Effects of Economic Crisis in the Ëestern Balkan Countries” me autorë Radmilo Nikolić, Aleksandra Fedajev dhe Dejan Riznić. Më tej Kola shton se në artikullin ku Dosti është bashkëautor janë kopjuar 10 paragrafë.

Postimi i plotë:

Dosti u emërua ditën e sotme si rektor i Komanduar i UT. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Dosti, aktualisht zëvendësrektor në Universitetin e Tiranës dhe do të mbajë këtë pozicion deri në përfundim të çështjes dhe dhënies së vendimit të formës së prerë. Emërimi i tij vjen pas pezullimit të Mynyr Konit më 13 prill me arsyetimin se ai kishte abuzuar me detyrën duke mos reflektuar me ndryshimet për Paktin për Universitetin.

(k.m./dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bernard dosti shkarkimi i mynyr konit vladimir kola bernard dosti shkarkimi i mynyr konit vladimir kola

Sondazh

Poll