Politike

PS po kopjon programin e PD? Shokohet Rama, i kthehet gazetares: Vdeksha unë për ty! Ata janë shalqi me provë

29 Shtator 2020, 12:15 Nga DOSJA
PS po kopjon programin e PD? Shokohet Rama, i kthehet gazetares: Vdeksha

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është pyetur nëse e ka ndjekur planin me 5 hapa për rimëkëmbjen e ekonomisë të prezantuar nga kundërshtari i tij politik, Lulzim Basha. I “ofenduar” Rama është kapur me gazetaren për pyetjen, pasi kjo e fundit kërkoi të dinte nëse kreu i qeverisë e kishte kopjuar idenë e kryedemokratit.

Pyetja: Rritja e pagave me 40%, a po kopjoni pak nga programi i PD?

Edi Rama: Vdeksha unë për ty o zot i madh! Unë fjalën kopje them ta përjashtoni nga fjalori i komunikimit. Ka ndryshim të madh mes kujt e thotë e kujt e bën. Ne këta i kemi parë, nuk janë të paparë. Këta janë provuar disa herë. Janë shalqi me provë. Ne jemi në një rrugë ku faktikisht po ndajmë me njerëzit frute të punës dhe përpjekje të përbashkëta. Rrugët me daulle janë njësoj si tramvai.

Deklarata u bë ditën e sotme në një konferencë për shtyp. Kryeministri Edi Rama foli edhe për ekonominë e vendit dhe projekte të qeverisë së tij. Në fjalën e tij, Rama premtoi rritje të pagës minimale, dhe mohoi se do të hapen kaziontë. Sa i përket legalizimit të kanabisit, kreu i qeverisë u shpreh se do ta miratojë kur të jetë gati.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama plani i pd per rimekembjen edi rama plani i pd per rimekembjen

Sondazh

Poll

Politike 29 Shtator 2020, 10:30

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kthyer sërish vëmendjen tek shembja e Teatrit Kombëtar, dosje që tanimë është në duart e SPAK që ka vendosur të hetojë në ...