Aktualitet

“Nuk kemi me çfarë të mbajnë familjet”/10 naftëtarë të Ballshit në ditën e dytë të grevës së urisë: Nëse s’

29 Shtator 2020, 07:34 Nga DOSJA
“Nuk kemi me çfarë të mbajnë familjet”/10

BALLSH- 10 naftëtarë të Ballshit vijojnë grevën e urisë në uzinë. Që prej mesditës së djeshme ata janë futur në grevë urie për pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës.

Mëngjesin e sotëm, kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj tha për mediet, se të gjithë naftëtarët janë të vendosur për të vazhduar grevën. Pavarësisht se numri i grevistëve është simbolik, ai shtoi se do të qëndrojnë derisa kërkesat e tyre të plotësohen.

“Këtu është punuar nga sipërmarrës të ndryshëm. Ne kemi rreth 1 vit që jemi të papaguar edhe sa duhet të presim. Për këtë arsye kemi kërkuar që shteti të ndërhyjë, pasi nuk kemi me çfarë të mbajmë familjet”, tha ai

Më tej Dautaj theksoi se shteti duhet t’i japë një zgjidhje kësaj situate.

“Ka ardhur koha që të marrim një përgjigje të qartë se çfarë do të bëhet me fatin e rafinerisë. Nëse nuk do të kishte pasur fitim, kjo rafineri do të ishte mbyllur me kohë, t’i jepet dritë jeshile rafinerisë pasi mbahen familje më këto para”, tha Dautaj.

Ndërsa naftëtarët e tjerë njëzëri u shprehën se nuk do të kthehen duarbosh në banesat e tyre.

“Nëse nuk na plotësojnë kushtet do të vdesim këtu. Nuk kemi si të kthehemi në shtëpi duar bosh. Çfarë do t’i çojmë fëmijëve, duan të hanë”, thanë grevistët.

Po kështu ata kanë treguar se disa prej tyre kanë edhe probleme shëndetësore dhe asnjë mjek nuk ka shkuar në uzinë.

Naftëtarët e Ballshit kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Disa ditë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grevia e urisë e naftëtarëve grevia e urisë e naftëtarëve

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Shtator 2020, 07:24

TIRANË- Sot është dita e fundit e aplikimeve për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se deri më tani kanë aplikuar 310 persona, ndërsa di...

Aktualitet 29 Shtator 2020, 07:07

TIRANË- Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda, në një intervistë për  “Abc-ja e Mëngjesit”, u shpreh se maskat që të mbrojnë nga COVID-19, janë ato me ...