U largua nga spitali pas vdekjes së infermieres, familjarët e Kosta Kaca: Iku në spital privat, nuk e ndaloi njeri
29 Shtator 2020, 07:14Nga DOSJA
TIRANE– Shoferi i cili u përfshi në aksidentin ku humbi jetën infermierja Adelina Rizdai u tha se ishte larguar nga spitali ku po mjekohej në momentin kur mësoi ndarjen nga jeta të gruas.
Mirëpo familjarët e 24-vjeçarit Kosta Koca janë shprehur se ai është larguar nga spitali publik për tu trajtuar në një spital privat.
Burime për ‘ReportTv’ bëjnë me dije se i riu është larguar nga spitali pa mbyllur kartelën mjekësore , mirëpo familjarët e tij thonë se ai ka qëndruar një natë te Trauma e më pas ka shkaur ne një spital privat.
“I afërmi ynë udhëtonte me një mjet BMW sipas të gjitha rregullave të qarkullimit rrugor, kjo e vërtetuar sipas kamerave të sigurisë në disa biznese aty pranë. Autoambulanca sipas policisë, por edhe dëshmitarëve, lëvizte kundravajtje në një distancë prej 2 km. Kjo vërtetohet lehtësisht nga GPS i autoambulancës. Gjithashtu, edhe nga libri i emergjencës së Spitalit të Sarandës, ku autoambulanca nuk ishte nisur për urgjence, por për të çuar në banesë të ndjerën. Në lidhje me shpalljen në kërkim, duam t’iu sqarojmë se i afërmi ynë ka qenë i dëmtuar nga aksidenti. Ai u mjekua në Spitalin e Sarandës dhe më pas udhëtoi në Spitalin e Traumës dhe qëndroi vetëm 1 ditë. Ai nuk është arratisur nga spitali publik për asnjë rast, por vetëm ka qëndruar 1 natë në atë spital dhe me pas është mjekuar në një spital privat pa asnjë mase ndaluese. Jemi të gatshëm që të presim rezultatet e ekspertizës autoteknike“, treguan familjarët e 24 vjeçarit.
Gjatë aksidentit që ndodhi mëngjesin e 21 shtatorit ku një ambulancë u përplas me një makinë tip “BMW X5” mbetën të plagosur infermierja Adelina Rizvani, shoferi i makinës 24 vjeçari Kosta Koca dhe shoferi i ambulancës. Rizvai pësoi dëmtime të rënda, por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Një i ri nga Durrësi është kapur nga policia e Elbasanit duke transportuar 13 klandestinë nga Siria. Në kudër të operacionit “Bradasheshi” në pran...
Aktualitet29 Shtator 2020, 07:07
TIRANË- Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda, në një intervistë për “Abc-ja e Mëngjesit”, u shpreh se maskat që të mbrojnë nga COVID-19, janë ato me ...
Krujë– Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës pasi kultivonte cannabis sativa në oborrin e shtëpisë së tij në Thumanë.1 vit nga zgjedhjet e 2...
TIRANE– Sipas MeteoAlb vendi ditën e sotme do të shoqërohet me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, të cilat sjellin shira të izoluar në vend gj...
TIRANË- Eksperti i ekonomisë, Pano Soko ka denoncuar se qeveria Rama, 1460 m2 të Gardës së Republikës ia ka kaluar një kompanie private, “Dushku S.A” shpk....
TIRANË– Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela thotë se me reformën në drejtësi, krimi i organizuar dhe korrupsioni në nivel të lartë janë kompetencë...
SHQIPËRI-Të premten e kaluar në Tiranë qindra punëtorë të rafinerisë së naftës në Ballsh, sfiduan për të dytën ditë radhasi motin e keq dhe protestuan përp...