IRONIA/ “Doktori ka zgjedhur të dëshmojë para Fevziut”, gazetari Artan Hoxha thumbon Berishën: Do doja ti bëja disa pye
28 Shtator 2020, 21:06Nga DOSJA
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar deklaratën e ish-kryeministri Sali Berisha, për vrasjen e Azem Hajdarit sonte në Opinion. Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha ka bërë ironi duke thënë se në vend që të fliste para gjykatës speciale, Berisha ka zgjedhur të dëshmojë për vrasjen e Azem Hajdarit përpara Blendi Fevziut. Ndër të tjera, ai thotë se nëse do të ishte i pranishëm në studio do të kishte bërë disa pyetje pasi ka qenë vetë ai që ka publikuar të dhënat dhe provat konkretet të vrasjes së Hajdarit.
POSTIMI i PLOTË i ARTAN HOXHËS
“Me ne fund Sali Berisha, vendosi te dëshmoje per vrasjen e Azem Hajdarit!!! Madje duke permendur publikisht, per here te pare, pas 21 vitesh nga vrasja e tij, emrin e Fatmir Haklajt… Por, ne vend te gjykates speciale, Doktori, ka vendosur te deshmoje perpara Fevziut, ne Opinion… Nese do te isha sot ne studio, do ti kisha bere disa pyetje interesante, edhe pse gjate 22 viteve nga “Vrasja e shekullit”, jam gazetari qe kam publikuar nje pas nje, deshmite, videot dhe provat konkrete… Kampionati vazhdon….”
Artan Hoxha ka qenë gazetari i cili ka nxjerrë për herë të parë dosjen Tropoja, ku nëpërmjet videove, fakteve dhe të dhënave ku sipas tij është e vërteta e vrasjes së Azem Hajdarit, që është cilësuar dhe e shekullit.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është përjgigjur prerë se detyrën e tij për të dëshmuar në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, e ka kryer. I pyetur ng...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar publikisht porosinë e fundit që i ka dhënë Azem Hajdarit, para se ky i fundit të vritej. Në një lidh...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se personat që kanë vrarë Azem Hajdarin, ditën e krimit kanë pritur Fatos Nanon në aeroport. Në një li...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se në shtëoinë e tij nuk ka ardhur asnjë fletëthirrje që ta bëjë të shkojë të dëshmojë në lidhje m...
TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi është përplasur ashpër me sociologun dhe analistin Ergys Mërtiri. Të ftuar në “Open”, teksa diskutonin në lidhje me shtyrje...
Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, një prej Ekspertëve të Lartë të Reformës në Drejtësi, ka vendosur të sfidojë hapur paketën kushtetuese e li...
BERAT– Demokratët e Qarkut të Beratit votuan sot për kandidatët, që kaluan filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Nga ...