Politike

A do të dëshmosh për vrasjen e Hajdarit? Berisha përgjigjet prerë: E kam kryer detyrën time! Procesi është rihapur për

28 Shtator 2020, 20:55 Nga DOSJA
A do të dëshmosh për vrasjen e Hajdarit? Berisha përgjigjet

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është përjgigjur prerë se detyrën e tij për të dëshmuar në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, e ka kryer. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse po të thirrej, do të dëshmonte, Berisha tha se e ka kryer njëherë atë mision.

Unë e kam kryer detyrën time. Kam dhënë një dëshmi, e cila është shteruese, jo dëshmi, deklaratë, për ato që unë kam ditur. Ky është një proces i dytë politik. Vazhdon, Edi Rama hakmerret për Kristaq Ramën, Nexhmije Hoxhën, dhe për veten e tij, që shkoi në bunker në 20 shkurt. 

Hapet procesi vetëm për të nxjerrë nga burgu vrasësin e kushedi sa personave, Jaho Salihi dhe pjesëmarrësin në këtë vrasje Izet Haxhinë. Qëllimi i Ramës është të realizojë atë skenar që realizoi me Dritan Dajtin. Rama ka marrë përsipër të nxjerrë nga burgu Jaho Salihin.

Ai kreu krim në emër të baballarëve të tij. Nuk e fal dot ai, natën e bunkerit ku u dertua të ikë nga Tirana më ngashërime. Të hapësh një proces që ka kaluar të gjitha shkallët, përfshirë edhe Kushtetuesen, na materie edhe Strasburgun. Tani këtë mund ta bëjë vetëm ai që ka të gjithë fuqinë ekzekutive. Si ekzekutorë janë të gjithë të dënuar. Nuk di të ketë qenë njeri tjetër. Porositësi është shteti, Fatos Klosi që ta thotë vetë, që unë e paralajmërova,”- tha Berisha ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sali berisha vrasja e azem hajdarit sali berisha vrasja e azem hajdarit

Sondazh

Poll