Aktualitet

Flet epidemiologu: COVID-19 nuk është as virusi i parë dhe as i fundit që do të mposhtet nga imuniteti ynë

28 Shtator 2020, 17:58 Nga DOSJA
Flet epidemiologu: COVID-19 nuk është as virusi i parë dhe as i

TIRANË- Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti, në një postim që ka bërë në rrjtetet sociale ka shkruar rreth imunitetit ndaj  SARS-CoV-2. Në statusin e tij ai është shprehur se deri më tani është bazuar vetëm mbi serologjinë, pra mbi gjetjen e antitrupave kundër këtij virusi.

Duke iu referuar faktit që u kuptua që në fillim se të gjithë personat e ekspozuar zhvillonin antitrupa brenda 19 ditëve dhe me kalimin e  kohës 2-4 muajve sipas tij këto antitrupa fillojnë dhe bien. Po ashtu mjeku thotë se kjo rënie e antitrupave shkaktoi një panik tek të gjithë njerëzit. Ndër të tjera ai thotë se istemi imunitar i njeriut ka evoluar në qindra miliona vite dhe është shumë më i ndërlikuar se thjeshtimi antitrupa pozitivë apo antitrupa negativë

Mesazhi i mjekut:

“Shkruaj çka nuk duhet harruar.” SARS-CoV-2: Virus i ri!
 Imuniteti qelizor: Sistem i vjetër, gati për çdo virus të ri!
Miqtë e mi, në frenezinë e shkaktuar nga COVID-19, shumë prej informacioneve të njohura prej kohësh u harruan ose u vunë në plan të dytë!
Ky është fati i zakonshëm i informacioneve më të vështira për t’u shpjeguar dhe kuptuar nga popullata e gjerë. Për kohë të gjatë diskutimi i imunitetit ndaj SARS-CoV-2 është bazuar ekskluzivisht vetëm mbi serologjinë, pra mbi gjetjen e antitrupave kundër këtij virusi.  Që në fillim u kuptua qartë që të gjitha personat e ekspozuar zhvillonin antitrupa (brenda max. 19 ditëve), por me kalimin e kohës (2-4 muajve) këto antitrupa normalisht fillojnë dhe bien, duke u bërë edhe të pamatshëm pas një kohe mjaftueshëm të gjatë. Kjo rënie e titrit të antitrupave shkaktoi një panik publik/mediatik të kuptueshëm, duke sjellë në vëmendje ato pak reinfektimet (<10 vetë në të gjithë botën deri më sot, ndër 33 milionë të infektuar zyrtarë) dhe duke vënë në diskutim serioz çështjen e “moszgjatjes” së imunitetit. Duke pasur vetëm këto informacione në dorë, patjetër e vërteta është e mbuluar dhe e ardhmja u duket më e zymtë ndaj shumë personave të padokumentuar apo jashtë profesioneve shëndetësore.  Miq, sistemi imunitar i njeriut ka evoluar në qindra miliona vite dhe është shumë më i ndërlikuar se thjeshtimi antitrupa pozitivë apo antitrupa negativë.  Në fakt është lënë pothuajse krejtësisht në hije efekti i përgjigjes imunitare qelizore.  Për mënyrën si vepron MHC dhe përgjigja qelizore ndaj viruseve do të rikthehem në postime të tjera, por për të interesuarit këshilloj librin:
Poligjeniciteti dhe polimorfizmin gjenik e bën shumë më të vështirë edhe testimin e këtyre limfociteve në popullatë dhe, si rrjedhojë, ka sjellë harresën e rolit të tyre në COVID-19, por matja e imunitetit të ofruar prej përgjigjes qelizore është i mundur, madje ky lloj imuniteti mund të jetë edhe paraekzistues, edhe pse virusi është i ri.

 Së pari, le të kujtojmë qëndrimet zyrtare të pandemisë së H1N1 të vitit 2009:
2005: OBSH-ja deklaron se shumica e njerëzve nuk do të ketë fare imunitet ndaj një virusi pandemik.
 2009: OBSH-ja pranon se “cënueshmëria e popullatës nga një virus pandemik është PJESËRISHT I LIDHUR ME NIVELIN E IMUNITETIT PARAEKZISTUES NDAJ VIRUSIT”
 2020: TË GJITHË E HARRUAM ÇFARË U THA NË VITIN 2009
 Së dyti, çfarë thotë evidenca?

Në SHBA: U studian mostrat e gjakut të marrë në vitet 2015-2018 dhe u gjet se 50% e personave shfaqin forma të ndryshme reaktiviteti të limfociteve T kundër SARS-CoV-2.

 Në Hollandë:
 U krye një studim i ngjashëm që raportoi reaktivitet të limfociteve T në 20% të personave të paekspozuar ndaj virusit.
 Në Gjermani:
 Limfocitet T reaktive u zbuluan në 23 ndër 68 (34%) donatorë të shëndetshëm seronegativë ndaj SARS-CoV-2.
?? Në Singapor:
U studiuan mostra gjaku përpara Korrikut 2019, dhe u gjetën limfocite T reaktive në 12 mostra ndër 26 (46.2%).
Në të njëjtin publikim vërehet se ndër personat seronegativë ndaj SARS-CoV-2, 7 ndër 11 (63.6%) shfaqën reaktivitet të limfociteve T ndaj koronavirusit të ri.  Rezultate të ngjashme janë gjetur edhe në Angli ?? dhe Suedi ??✅ Si përfundim paraprak, imuniteti është shumë kompleks dhe ka evoluar vazhdimisht në të paktën 450-500 milionë vitet e fundit.
SARS-CoV-2 nuk është as virusi i parë dhe as virusi i fundit që do të mposhtet nga imuniteti ynë!

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehmeti koronavriusi ne shqiperi ilir alimehmeti koronavriusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shtator 2020, 17:14

TIRANË– Mbajtja e maskës është e detyrueshme në të gjitha mjediset e mbyllura, por nuk do të jetë e tillë për klientët që do të frekuentojnë baret dh...