Aktualitet

EMRAT/ U aksidentua para një jave, vdes infermierja, shpallet në kërkim 24-vjeçari që u përplas me autoambulancën, drejtu

28 Shtator 2020, 17:51 Nga DOSJA
EMRAT/ U aksidentua para një jave, vdes infermierja, shpallet në

TIRANË– Infermierja, 57 vjeçe, Adelina Rizvani , ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, një javë pasi u aksidentua në Sarandë. Mësohet se 57-vjeçarja, që mbeti e plagosur rëndë në aksident, nuk ia ka dalë mbanë që të mbijetojë dhe ka mbyllur sytë në spitalin e Traumës, aty ku dhe po merrte ndihmën mjekësore.

Rizvani u aksidentua në Sarandë. Ajo ishte brenda një autoambulance me të cilë npo shkonte të merrte një të sëmurë, por rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.3 në qytetin e Sarandës, mjeti i spitalit u përplas nga një makinë e llojit “BMË X5”, me targa angleze. Për pasojë Rizvani dhe drejtuesi i mjetit me cilën u përplas autoambulanca mbetën të plagosur. Infermierja u transportua drejt Traumës, ku dhe sot ndërroi jetë.

Ndërsa, drejtuesi i mjetit, Kosta Kacani, 24-vjeç, është shpallur në kërkim. Ai drejtonte mjetin e llojit “BMW”, me targa angleze që u përplas me autoambulancën para një jave në Sarandë dhe është djali i një biznesmeni në Sarandë. Por sot, pasi infermierja Adelina Rizvani, e cila mbeti e plagosur rëndë në aksident, ka ndërruar jetë, Kacani është larguar nga spitali dhe Policia e Sarandës e ka shpallur në kërkim.

Ndërsa shoferi i ambulancës Aleks Kajo ndodhet në masën e sigurisë “Arrest ne burg”. Ai është në spital pasi mori dëmtime nga aksidenti automobilistik, por akuzohet se u fut kundravajtje, duke shkaktuar aksidenti me vdekjen e infermieres.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adelina rizvani autoambulanca perplaset me bmw adelina rizvani autoambulanca perplaset me bmw

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shtator 2020, 17:14

TIRANË– Mbajtja e maskës është e detyrueshme në të gjitha mjediset e mbyllura, por nuk do të jetë e tillë për klientët që do të frekuentojnë baret dh...