Aktualitet

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ PPE: Respektoni marrëveshjen e 5-Qershorit, çdo gjë e njëanshme është kundër rekomandimeve

28 Shtator 2020, 17:39 Nga DOSJA
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ PPE: Respektoni marrëveshjen e

TIRANË– Asambleja e Partive Popullore Europiane u ka kërkuar palëve politike në Shqipëri që të respektojnë marrëveshjen e 5-Qershprit. Referuar ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, në raportin e përmbledhur, PPE shkruan se çdo ndryshim i njëanshëm është kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe kundër vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Në paragrafin për Shqipërinë, fill pas atij për Bjellorusinë dhe para atij të luftës që ka shpërthyer mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, thuhet se duhet hequr dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe respektimin e marrëveshjes konsensuale sipas zotimeve.

“PPE mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si një parakusht themelor. Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet të zbatohet siç ishte rënë dakord. Ndryshimet e njëanëshme në këtë fazë, janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe kundër vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit. EPP nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe respektimin e marrëveshjes konsensuale sipas zotimeve,”- shkruhet ndër të tjera në faqen zyrtare. 

Sot, në Komisionin e Ligjeve u vendos që të gjitha propozimet do të integrohen në një draft të vetëm për të bërë ndryshime në sistemin zgjedhor. Deputetët do të mblidhen sërish për të miratuar ndryshimet nen për nen. Votimi në Kuvend dhe shqyrtimi në Komisionin e Ligjeve janë shtyre për një afat të pacaktuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ppe ppe per ndryshimet ne kodin zgjedhor shqiperia ne be ppe ppe per ndryshimet ne kodin zgjedhor shqiperia ne be

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shtator 2020, 17:14

TIRANË– Mbajtja e maskës është e detyrueshme në të gjitha mjediset e mbyllura, por nuk do të jetë e tillë për klientët që do të frekuentojnë baret dh...