Aktualitet

Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata rrëzon kërkesën e Ndokës dhe Çukos

15 Prill 2019, 09:45 Nga DOSJA
Kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata rrëzon

Tiranë- Ish-deputetët  e PS-së Arben Ndoka dhe Arben Çuko kanë kërkuar revokim të masës së sigurisë pasi gjykata ka vendosur për ta “arrest shtëpie”. Ndoka dhe Çuko u paraqitën në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku kërkuan revokim të masës mëngjesin e sotëm por kjo kërkesë u rrëzua nga Gjykata.

Më datën 9 prill, Krimet e Rënda shtynë seancën që ishte planifikuar që të zhvillohej për dy ish-deputetët, Arben Çukon dhe Arben Ndokën për arsye se mungonte prokurori i çështjes.  (lexo këtu)

Çuko akuzohet se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro.  Gjatë “VOL-VO 4” në të gjithë Shqipërinë u goditën 4 grupe kriminale me 44 urdhër-arreste.

Ndërsa Ndoka akuzohet për “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”. Pak ditë më parë  Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që ish-deputetit të Lezhës t’i sekuestrohet një sipërfaqe prej 300 mijë m2 tokë në bregdet dhe disa apartamente me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pasuritë, vlera e të cilave mendohet se arrin deri në 40 milionë euro është e regjistruar në emër të ish-deputetit, vëllezërve dhe të të afërmve të tij. Sipas prokurorisë bëhet fjalë për sipërfaqe tokësore në zonën e Malit të Rrenzit, Shëngjinit, Rana e Hedhur, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben ndoka masa e sigurisë arben ndoka masa e sigurisë

Sondazh

Poll