“I çmendur” nga xhelozia/ Dënohet me 20 vite burg shqiptari që vrau gruan në Austri, e goditi 4 herë me shkop e më pas
28 Shtator 2020, 09:40Nga DOSJA
VJENË– Me 20 vite burg është dënuar shqiptari Valdon. D në Vjenë, pasi në shtator të vitit të kaluar vrau me një shkop druri gruan e tij. Ky dënim është dhënë të premten nga Gjykata Rajonale e Vjenës.
Avokatët e mbrojtjes Wolfgang Blaschitz dhe avokati shqiptar në Austri, Mirsad Musliu, kërkuan kohë për marrjen e vendimit, ndërsa prokurorja Julia Koffler-Pock kërkoi që ai të dënohej me 20 vite burg. Kjo e fundit e akuzoi shqiptarin Valdon D. se pasi e kishte goditur me shkop gruan e tij, e kishte mbytur.
Para togave të zeza shqiptari pranoi krimin. “Unë jam fajtori. Unë jam fajtor për vdekjen e gruas time”, dëshmoi ai. Siç thuhet në deklaratë, rasti kishte ndodhur nga xhelozia, pasi Valdon D. e kishte parë bashkëshorten e tij me një burrë tjetër në stacionin kryesor të trenave të Vjenës (Hauptbahnhof). Autori kishte filluar ta monitoronte gruan, pasi në çantën e saj kishte fshehur një stilolaps vëzhgimi (me kamer).
Si ndodhi vrasja?
Sipas aktakuzës, më 20 shtator 2019, pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur në banesën e çiftit në një lagje të Vjenës, i pandehuri mori një shkop druri nga krevati dhe goditi katër herë kokën e bashkëshortes së tij, me të cilën u martua në vitin 2008 në Kosovë. Pasi gruaja ra mbi dysheme, ai ia vendosi shkopin mbi qafë për disa minuta, ku e mbyti. Gruaja humbi menjëherë jetën. Pas krimit të rëndë, ai mori tre fëmijët nga kopshti dhe u dorëzua në një stacion policor.
Për këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe një kolege e viktimës. Ajo e përshkruan autorin si shumë xheloz. Sipas saj ai vazhdimisht ia kontrollonte celularin gruas dhe nuk e lejonte të dilte vetëm në mbrëmje.
Fakti që 33-vjeçari ishte vetëdorëzuar dhe mospërfshirja e më hershme në shkelje të ligjeve austriake, u vlerësua si masa lehtësuese gjatë përcaktimit të dënimit. Kjo e bëri gjykatën të mos jepte dënimin maksimal, atë të burgimit të përjetshëm, por e dënoi vetëm me 20 vite burg.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
PEQIN– Një revoltë ka nisur nga të burgosurit e burgut të Peqinit të cilët thotë se krimet e kryera prej tyre, kanë nga pas shtetin. Në një letër të dërguar tek...
BALLSH– Naftëtarët e Ballshit vendosin të hyjnë në grevë urie. I pari që futet në grevë urie është kryetari i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj.Naftëtarët...
TIRANË- Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo vjen me një mesazh për qytetarët shqiptarë, ndërsa paralajmëron se do të ketë një tendencë në rritje të ra...
TIRANE– Naftëtarët e Ballshit kanë vendosur të hyjnë në grevë urie pasi nuk po marrin përgjigje nga insititucionet për pagat që kanë pa marrë nga kompania ku ka...
TIRANË– Dy deputetët Myslim Murrizi dhe Artur Roshi kanë fituar gjyqin në Gjykatën Administrative ndaj kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, për dhurimin...
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur dosjen në ngarkim të rojes së shkollës në Bathore, i cili akuzohet se bashkë me tre djem të tjerë ka abuzuar seksua...