Aktualitet

U mbajtën rrogën për COVID-in, Murrizi e Roshi “mundin” në gjyq Gramoz Ruçin, Gjykata: Duhet ta dhurojnë vetë

28 Shtator 2020, 09:11 Nga DOSJA
U mbajtën rrogën për COVID-in, Murrizi e Roshi

TIRANË– Dy deputetët Myslim Murrizi dhe Artur Roshi kanë fituar gjyqin në Gjykatën Administrative ndaj kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, për dhurimin e tri pagave për luftën dhe pasojat e pandemisë Covid 19. Padia e dorëzuar në Gjykatë më 13 maj 2020, kërkonte anulimin e vendimit numër 44 të Byrosë së Kuvendit.

Sipas Gjykatës, pagat nuk mund të mbahen nga institucionet, dhe duhet të jenë subjektet ata që e dhurojnë kontributin e tyre në ndihmë të shoqërisë.

Gjatë periudhës së shtetrrethimit, kur Shqipëria u fut në karantinë për shkak të pandemisë së koronavirusit, më 2 prill Byroja e Kuvendit vendosi që për jo më shumë se tre muaj deputetët të marrin vetëm 50 % të pagës aktuale neto. Murrizi ishte kundër që prej marrjes së vendimit, dhe gjatë kohës iu bashkua edhe deputeti tjetër Roshi. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artur roshi gjykata administrative e tiranes koronavirusi ne shqiperi myslim murrizi artur roshi gjykata administrative e tiranes koronavirusi ne shqiperi myslim murrizi

Sondazh

Poll