Aktualitet

Revoltë në Burgun e Peqinit, të dënuarit i nisin letër Ramës, Metës e Ruçit: Pas vrasjeve tona qëndron shteti që s’n

28 Shtator 2020, 09:30 Nga DOSJA

PEQIN– Një revoltë ka nisur nga të burgosurit e burgut të Peqinit të cilët thotë se krimet e kryera prej tyre, kanë nga pas shtetin. Në një letër të dërguar tek Kuvendi i Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Kryeministri i Shqipërisë dhe ministria e Drejtësisë, të burgosurit e Peqinit kërkojnë amnisti të përgjithshme për të gjithë, përgjysmim të dënimeve dhe dënimet me burg të përjetshëm të ulen në 20 vite. Ata thonë se familjet e tyre janë në gjendje të rëndë ekonomike, dhe se shteti ka patur ndikim kur ata kanë kryer krimet.

LETRA E PLOTË:

Ne të burgosurit e burgut të Peqinit, duke marrë shkak situatën e rëndë ekonomike të familjeve tona, situatën e paprecedentë në gjykatat shqiptare dhe padrejtësitë e bëra nga sistemi i drejtësisë në këto tre dekada ku shteti vetë ka qenë një ndikues i madh në krimet dhe dënimet tona, pasi:

– pas pothuaj çdo vrasjeje qëndron edhe faji i shtetit që i pajisi të gjithë me armë,
– pas pothuaj çdo prodhimi apo trafikimi droge qëndron edhe faji i shtetit që nxiti këtë aktivitet për ta shfrytëzuar për fushata elektorale,
– pas pothuaj çdo vjedhjeje apo grabitjeje qëndron edhe faji i shtetit që nuk krijoi mundësira të tjera jetese.

– pas situatës absurde të burgjeve shqiptare, ku numri i të burgosurve për numër popullsie ia kalon dyfishit të mesatares së Europës, qëndron edhe faji i shtetit që e la sistemin e drejtësisë në duart e gjyqtarëve dhe prokurorëve të paaftë dhe të korruptuar ku më shumë se gjysma e tyre janë shkarkuar në procesin e vettingut, kërkojmë miratimin e një amnistie të përgjithshme ku:

1-  Të gjithë dënimet e dhëna ndaj të burgosurve aktualë të përgjysmohen.
2- Të gjithë dënimet me burgim të përjetshëm të dhënë ndaj të burgosurve aktualë të kthehen në 20 vite burgim.
3- Të gjithë të paraburgosurit aktualë të kenë të njëjtat përfitime sa më sipër pas dhënies së vendimit nga gjykata.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet revolta e te burgosurve ne burgun e peqinit revolta e te burgosurve ne burgun e peqinit

Sondazh

Poll