Aktualitet

Kërcënuan me biçak 18-vjeçarin dhe i morën lekët, arrestohet një person, në kërkim një tjetër në Lushnje

28 Shtator 2020, 09:29 Nga DOSJA
Kërcënuan me biçak 18-vjeçarin dhe i morën

LUSHNJE– Një 23-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Lushnje, pasi kanë lërcënuar me thikë një 18-vjeçar dhe i kanë grabitur paratë.

Në prangat e Policisë ka përfunduar i riu me iniciale N. H., 23 vjeç, ndërsa në kërkim është 28-vjeçari me iniciale A. P., të dy banues në Lushnjë.

Të dy, në lulishten e qytetit, nën kërcënimin e një mjeti prerës (biçak), i kanë marrë paratë një 18-vjeçari.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Në Lushnjë është arrestuar në flagrancë një shtetas dhe është shpallur në kërkim një tjetër, pasi nën kërcënimin e një mjeti prerës i kanë vjedhur një sasi lekësh një 18-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin N. H., 23 vjeç, banues në Lushnjë, si edhe shpallën në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasit A. P., 28 vjeç, banues në Lushnjë. Të dy këta shtetas, në lulishten e qytetit, nën kërcënimin e një mjeti prerës (biçak), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit L. Ç., 18 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi ne lushnje lushnje arrestimi ne lushnje lushnje

Sondazh

Poll