Aktualitet

Disa javë në protestë, 10 naftëtarët e Ballshit hyjnë në grevë urie, gratë gati t’u bashkohen: Nuk na priti njeri në

28 Shtator 2020, 08:43 Nga DOSJA
Disa javë në protestë, 10 naftëtarët e Ballshit

TIRANE– Naftëtarët e Ballshit kanë vendosur të hyjnë në grevë urie pasi nuk po marrin përgjigje nga insititucionet për pagat që kanë pa marrë nga kompania ku kanë punuar.

Pas protestës që zhvilluan në Tiranë, për të cilët naftëtarët u shprehën se nuk i priti njeri apo se Ministrja u tregua arrogante, ata vendosën që të rifillojnë sërish protestën, këtë rradhë para Uzinës.

Ditën e sotme ata u shprehën se e vetmja zgjidhje që i ka mbetur është greva e urisë, të cilën vendosën të hyjnë para pak çastesh. Ata janë shprehur se greva e urisë mbetet e vetmja zgjidhje për ta e pritet që protestës së tyre ti bashkohen dhe gratë e naftëtarëve.

“E provuam zgjidhjen deri në Tiranë. Siç kërkuan mjekët dhe takuan ministren duke i dhënë zgjidhje, ne nuk na priti njeri. Ministrja u tregua shumë arrogante. Opsionet janë dhënë. Le ta mbyllet nëse nuk duan të filloj punë”, tha Sokol Dautaj, kryetari i sindikatës së naftëtarëve të bashkuar.

Naftëtarët e Ballshit kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rafinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport. Kompania “Tosk Energji” është futur në negociata me naftëtarët, por ata janë shprehur se kërkesa e tyre është të marrin të gjitha pagat e prapambetura.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e urise e naftetareve naftëtarët e ballshit protestë greva e urise e naftetareve naftëtarët e ballshit protestë

Sondazh

Poll