Aktualitet

Naftëtarët e Ballshit vendosin të hyjnë në grevë urie, i pari që futet është Kryetari i Sindikatës

28 Shtator 2020, 09:21 Nga DOSJA
Naftëtarët e Ballshit vendosin të hyjnë në grevë

BALLSH– Naftëtarët e Ballshit vendosin të hyjnë në grevë urie. I pari që futet në grevë urie është kryetari i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj.

Naftëtarët e Ballshit dolën ditën e sotme në protestë para Uzinës aty ku paralajmëruan grevën e urisë. Ata ishin në pritje të përgjigjes së komanisë për të ditur se nëse do të rifillonin punën apo jo.

Naftëtarët e Ballshit kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rafinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport. Kompania “Tosk Energji” është futur në negociata me naftëtarët, por ata janë shprehur se kërkesa e tyre është të marrin të gjitha pagat e prapambetura.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grave e urise e naftetareve grave e urise e naftetareve

Sondazh

Poll