Aktualitet

Abuzimi seksual me të miturën në Bathore, prokuroria mbyll hetimet për rojen e shkollës dhe tri të rinjtë, të pandehurit

28 Shtator 2020, 09:10 Nga DOSJA
Abuzimi seksual me të miturën në Bathore, prokuroria mbyll

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur dosjen në ngarkim të rojes së shkollës në Bathore, i cili akuzohet se bashkë me tre djem të tjerë ka abuzuar seksualisht një vajzë 15-vjeçare. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se tre djemtë nuk kanë pranuar fajësinë, pasi sipas tyre, ka qenë Doga ai që ka bërë presion tek ata që të kryenin marrëdhënie seksuale me vajzën, dhe më pas ta filmonin. Prokuroria ka përfunduar tashmë hetimet për Dogën, Klajdi Pocin dhe dy të miturit e tjerë.

Hetimi i prokurorisë thekson se ish-roja Abaz Doga dhe tre të dyshuarit e tjerë kryen marrëdhënie me të miturën duke e kërcënuar vazhdimisht  dhe duke e dhunuar psikologjikisht.  Nxënësja e mbajti të fshehtë abuzimin nga këta persona dhe të tjerë të paidentifikuar, nga frika se mos i ndodhte gjë familjarëve të saj . Vajza iu nënshtrua presionit të vazhdueshëm i thuhet gjykatës, u shantazhua si fillim nga roja përmes një fotografie.

Pasi i moshuari abuzoi me të, e kërcënoi për muaj me radhë, ndërsa videon e shpërndau edhe te Klajdi Poçi, 20 vjec dhe te disa persona të tjerë. Dy të dyshuarit e tjerë, Rei Osmanllari dhe i mituri F.B, sipas prokurorisë abuzuan me nxënësen duke filmuar gjithashtu çdo veprim.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abaz doga klajdi poci perdhunimi i vajzes ne bathore abaz doga klajdi poci perdhunimi i vajzes ne bathore

Sondazh

Poll