Aktualitet

Pezullimi i Mynyr Konit, dekanët mbështesin Shahinin, Kule: Veprim i vonuar, shpërdoroi detyrën

  • Dekani i Juridikut: Shkelje të hapura të ligjit duke marrë njerëz në punë
  • Rivali i Mynyr Konit, Dhori Kule tha para gazetarëve se shkeljet e Konit ishin të patolerueshme, dhe prej 1 viti e gjysëm situata kishte ngecur. Ai tha se Ministrja e Arsimit ka respektuar ligjin me këtë vendim

    TIRANE- 4 dekanë të Fakulteteve në Universitetin e Tiranës kanë dalë në një konferencë për mediat, pas vendimit të Ministres së Arsimit, Besa Shahini për të shkarkuar Mynyr Konin nga posti i rektorit. Ata kanë qenë njëzëri dakord me vendimin e pezullimit teksa shtuan se reagimi është i vonuar. Rivali i Mynyr Konit, Dhori Kule tha para gazetarëve se shkeljet e Konit ishin të patolerueshme, dhe prej 1 viti e gjysëm situata kishte ngecur. Ai tha se Ministrja e Arsimit ka respektuar ligjin me këtë vendim.

    Opinioni publik ka marrë vesh se ministrja e Arsimit, ka konfirmuar pezullimin e rektorit të UT dhe ka zëvendësuar me një nga zëvendës rektorët. Qendrimi në përputhje me ligjin dhe kushtetutën. Opinioni publik duhet të dijë se situata është vonuar shumë. Kemi 1 vit e gjysëm që kemi shqetësime. U bë kontrolli dhe pas një viti e gjysëm, ligji gjeti dritë jeshile. Ka shkelje, ministria e Arsimit ka të përcaktuar kompetencën për të gjetur shkeljet e ligjit. Politika mbajti peng universitetin. U shpërdorua detyra me fondet e dhëna nga Europa.

    Dhori Kule, dekan i Fakultetit të Ekonomikut

    I të njëjtit qëndrim ka qenë edhe dekani i Fakultetit Juridik, Artan Hoxha. Hoxha tha se nën pushtetin e Mynyr Konit, Universiteti i Tiranës nuk iu është përgjigjur studentëve. (Lexo këtu)

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Reagimi i dekanëve të 4 fakulteteve, vjen pas vendimit të ministres Besa Shahini për të pezulluar rektorin Mynyr Koni dhe për të kërkuar shkarkimin e tij nga presidenti Ilir Meta. Vetë Koni e cilësoi këtë një ndërhyrje në shkelje të ligjit, ndërkohë që përplasja mes tij dhe qeverisë Rama i ka rrënjët më thellë, në një debat të iniciuar gati 2 vite më parë.

    (F.g./dosja.al)

    Shto Koment