Aktualitet

Plagosi ish-boksierin e Vllaznisë dy vite më parë, arrestohet autori 23-vjeçari, në pranga dhe dy të tjerë

15 Prill 2019, 08:43 Nga DOSJA
Plagosi ish-boksierin e Vllaznisë dy vite më parë, arrestohet

Shkodër: Në prangat e policisë së Shkodrës ka rënë Valter Ksolla pasi ishte i shpallur në kërkim për plagosjen e Nelson Hysën me 6 maj të 2017 pranë urës “Dervishbeg”.

Valter Ksolla, 23-vjeç  është arrestuar në fshatin Grudë pasi gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale të “Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim” mbetur në tentative, dhe “Prodhimi e mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake.  Për këtë plagosje është arrestuar në qershor të 2017 edhe Kole Progni si bashkepunëtor në këtë ngjarje. Po kështu janë arrestuar edhe dy persona të tjerë  N. K., 32 vjeç dhe K. K., 25 vjeç pasi akuzohen se kanë përkrahur Valter Ksollën për këtë vepër penale.

Boksieri Nelson Hysa u arrestua nga policia  në mars të këtij viti pasi  mbi të rëndonin akuzat për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trukim ndeshjesh. Hysa njihet si mik i Bajrave  dhe për më shumë se 6 muaj qëndroi i fshehur derisa u kap nga policia. (Lexo këtu)

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses Operacioni policor i koduar “Gruda” Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 06.05.2017, ku ka mbetur i plagosur shtetasi N. H.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër pas një pune të mirëorganizuar, u finalizua operacioni policor “Gruda” ku u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

V.K, 23 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula”, Shkodër, Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të “Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim” mbetur në tentative, dhe “Prodhimi e mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78, 22, 25 e 278 të Kodit Penal, pasi është autor i dyshuar për ngjarjen e ndodhur me datë 06.05.2017.

Gjithashtu si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit N. K., 32 vjeç dhe K. K., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, (vëllezër) për veprat penale të “Përkrahja e autorit të krimit”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarake” dhe “Kanosja”, parashikuar nga nenet  302, 84 e 278 të Kodit Penal, pasi këta dy shtetas kishin strehuar në banesën e tyre shtetasin në kërkim V. K, dhe dyshohet se me datë 14.04.2019 kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit L. A., 50 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kole progni nelson hysa plagosja e ish-boksierit te vllaznise valter ksolla kole progni nelson hysa plagosja e ish-boksierit te vllaznise valter ksolla

Sondazh

Poll