Aktualitet

Kapen 91 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro në Maltë, kishin si destinacion portin e Durrësit

15 Prill 2019, 08:48 Nga DOSJA
Kapen 91 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro në Maltë,

Tiranë- Nga policia janë sekuestruar në Maltë 91. 25 kg kokainë  e cila kishte si destinacion Portin e Durrësit. Mediat malteze bëjnë me dije se ngarkesa e kokainës ishte ndarë në tre kontenierë të ndryshëm dy prej të cilëve si destinacion kishin Durrësin, ndërsa një prej kontenierëve Selanikun. Mësohet se droga ishte ndarë 76 pako dhe në treg kapte vlerën e 10.3 milion euro.

Si u zbulua kokaina?

Mediat vendase shkruajnë se droga u zbulua nga pajisjet e skanimit që tregonin parregullsi në kontejnerët rreth të cilëve zyrtarët kishin dyshime.

Pas kontrolleve të imtësishme u gjendën 20 pako kokaine, të cilat peshonin 24 kg në vlerë prej 2.7 milionë eurosh në kontenierin e parë. 

Ndërsa në të dytin ishin 40 paketime prej 48 kg në vlerë prej 5.4 milionë euro dhe në kontejnerin e tretë, ishin 16 pako që përmbanin 19.25 kg kokainë me vlerë 2.2 milionë euro.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet destinacion portin e durrësit kapen 91 kilogramë kokainë maltë kokainë me vlerë 10 milionë euro destinacion portin e durrësit kapen 91 kilogramë kokainë maltë kokainë me vlerë 10 milionë euro

Sondazh

Poll