Aktualitet

Dhunohet mjeku infeksionist në QSUT, Manastirliu: Kanosja, vepër penale

11 Shkurt 2019, 09:30 Nga DOSJA
Dhunohet mjeku infeksionist në QSUT, Manastirliu: Kanosja, vepër

TIRANE- Një mjek është dhunuar sot në QSUT. Dosja.al mëson se është dhunuar mjeku infeksionist, Gentian Stroni. Mjeku është dhunuar nga një qytetar, i identifikuar si 45-vjeçari me inicialet A.M. Policia e Shtetit nisi menjëherë procedimin penal për Stronin, ndërkohë nuk mungoi reagimi nga Ministria e Shëndetësisë dhe drejtoria e QSUT.

Manastirliu e ka quajtur ngjarjen një akt barbar dhe kërkon që kanosja për shkak të detyrës ndaj mjekëve, të klasifikohet si vepër penale. 

“Inkurajoj organet e drejtësisë të hetojnë me prioritet maksimal këtë ngjarje të ndodhur brenda mjediseve të një spitali dhe të procedojnë duke dhënë një ndëshkim shembullor për agresorët, që duke vënë dorë mbi një mjek, shkelin jo vetëm ligjin, por edhe çdo normë morali dhe etike, si dhe çdo kod sjelljeje.”, thuhet ndër të tjera në reagim. 

Ndërkohë që QSUT në reagim, thekson se a ky nuk është një rast i izoluar por është rast i përsëritur, që mjekë dhe infermierë të spitalit dhunohen. 

Reagimi i plotë i QSUT: 

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dënon rëndë aktin e dhunës së ushtruar të dielën në mesditë nga një person i papërgjegjshëm, kundrejt mjekut të rojes në Urgjencën e Spitalit Infektiv. Çdo akt dhune e agresioni ndaj mjekëve dhe personelit shëndetësor në tërësi përgjatë ushtrimit të detyrës së tyre është i papranueshëm, bazuar në normat ligjore, etike, morale. Çdo akt dhune ndaj bluzave të bardha është i papranueshëm duhet të trajtohet me seriozitet nga organet kompetente. Fatkeqësisht ky nuk është një rast i izoluar por është rast i përsëritur, që mjekë dhe infermierë të spitalit tonë dhunohen në krye të detyrës. Drejtoria e QSUT edhe një herë dënon aktin e dhunës të ushtruar mbrëmë ndaj mjekut infeksionist dhe u bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen dhe autori të marrë dënimin e merituar. Një apel të fortë i bëjmë opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin human, atë të dhënies së ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunimi i mjekut ne qsut gentian stroni ogerta manastirliu dhunimi i mjekut ne qsut gentian stroni ogerta manastirliu

Sondazh

Poll