Aktualitet

Protesta/Minatorët paralajmërojnë për grevë: Ju vraftë zoti, s’u ngopët me tendera dhe vjedhje (VD)

11 Shkurt 2019, 09:54 Nga DOSJA
Protesta/Minatorët paralajmërojnë për grevë: Ju

TIRANË- Minatorët kanë protestuar ditën e sotme para kryeministrisë ku edhe kanë kërkuar që të takohen me kryeministrin Edi Rama. Ata bënë thirrje për plotësimin e kërkesave të tyre dhe miratimin në seancën e ardhme pleanre të statusit të minatorit.

Një prej tyre u shpreh që nëse Rama nuk i takon, ata do të ndërpresin kontratën me qeverinë më 22 shkurt dhe do të futen në grevë urie. 

Ne paguajnë taksa dhe ata na shkelin në grykë. Na morrët në qafë. Ju vraftë zoti. S’u ngopët me tendera dhe vjedhje. Na prit në zyrë zoti kryeministrët”, u shpreh njëri nga minatorët. 

Ndërsa një tjetër u shpreh: “Nëse je burrë na prit. Ne do të qëndrojmë derisa një përfaqësues nga qeveria të na vijë të na marrë dhe të zhvillojmë bisedime. Ne ju  kursejmë edhe policinë sepse ne e mbrojmë vetë veten tonë. Na zgjidhni problemin. Përndryshe do të ndërpresim kontratën me 22 shkurt dhe do të hymë në grevë urie.”

Pas protestës së tyre, një reagim ka ardhur edhe nga qeveria. Bashkë me sindikatën e minatorëve do të përgatitet drafti për statusin e minatorit, i cili pritet të kalojë në fund të këtij muaji.

Kryetari i Federatës së Sindikatës së Punonjësve të Industrisë, Taf Koleci në një deklaratë për mediat u shpreh se drafti për statusin e minatorit shumë shpejt do të kalohet në qeveri dhe më tej në parlament.

Drafti i dakordësuar është që do të përfitojnë të gjithë ata minatorë, të cilat kanë një vjetërsi pune mbi 10 vjet e 6 muaj. Edhe ata që kanë 7 vjet apo 6 vjet do të përfitojnë vjetërsinë e punës në bazë të këtij projektligji që do të dalë tani”, u shpreh Koleci.

Përveç vjetërsisë, minatorët tha Koleci, “përfitojnë edhe tek paga e cila do të llogaritet me pagën minimale të vendit herë 1.4 që shkon rreth 380-400 mijë lek pensioni. Do të llogaritet edhe fasha e të gjithë punonjësve që kanë dalë në pension që para viteve 90 e deri tani në 2015. Edhe ata që kanë 2 vjet pa dalë në pension edhe ata e përfitojnë”.

Koleci ka ftuar edhe sindikatat e tjera, të cilat kanë sjellë amendamentet e tyre që të vijnë dhe të ulen në tryezë.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë minatorëve në të gjithë Shqipërinë kudo që ndodhen, që ata do të jenë të kënaqur me këtë projekt/status dhe këtë lëvizje që po bën Federata e Sindikatave të Shqipërisë së bashku me Konfederatën dhe grupet e interesit të minatorëve”, tha Koleci.

Ai gjithashtu theksoi se, “nuk do të lejojmë asnjë person që të shkelë rregullat dhe të dalë në protestë përpara zyrave qeveritare, grupe të caktuara që nuk kanë interesin e sindikatave”.

“Ne jemi grupi më i madh që përfaqësojmë të gjithë minatorët e Republikës së Shqipërisë, përfaqësojmë rreth 8 mijë veta”, tha Koleci.

Paraditen e sotme një grup minatorësh protestuan sërish para Kryeministrisë duke kërkuar miratimin e statusit. Ata paralajmëruan se do të futen në grevë në rast se nuk miratohet statusi, dhe i lanë afat qeverisë që të plotësojë kërkesat e tyre deri më datë 22 shkurt.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e minatoreve statusi i minatoreve tirane protesta e minatoreve statusi i minatoreve tirane

Sondazh

Poll