Aktualitet

Zbardhet vendimi për Dritan Dajtin/ Dy gjyqtarët që kërkuan burgim të përjetshëm për të

11 Shkurt 2019, 08:51 Nga DOSJA
Zbardhet vendimi për Dritan Dajtin/ Dy gjyqtarët që kërkuan

TIRANË- Gjykata e Apelit për Krime të Rënda e dënoi me 25 vite burg Dritan Dajtin duke pranuar gjykimin e shkurtuar, (Lexo këtu). Mbi Dajtin rëndonin akuzat për vrasjen e 4 policëve në gusht të 2009.

Vendimi i Apelit e lë Dritan Dajtin edhe 10 vite pas hekurave, pas konvertimit të dënimit nga paraburgimi, i cili llogaritet 10 vite i barabartë me 15 vite burg

Por si e mori vendimin trupa gjykuese?

Gjyqtari Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha, kanë kërkuar që Dritan Dajti të dënohet me burgim të përjetë. Kjo shihet qartë edhe në vendimin që ka publikuar së fundmi gjyqtari i Shkodrës Vjerdha. 

Pjesa tjetër e trupit gjykues, pra 3 gjyqtarët e tjerë, Skënder Damiani, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla, kanë pranuar gjykimin e shkurtuar duke bërë që Dritan Dajti t’i shpëtojë dënimit me burg të përjetshëm dhe të dënohet me 25 vite.

Pra jo e gjithë trupa gjykuese ka qenë në një mendje për dënimin ndaj Dajtit por shumica e tyre kanë qenë për burgim me 25 vite burg. Kujtojmë që në Shkallë të Parë,  Dajti u dënua me burgim të përjetshëm.

Vendimi ndaj Dritan Dajtit ka sjellë edhe shumë debate në politikën shqiptare.  Opozita ka akuzuar qeverinë Rama se ka ndërhyrë në vendimin e gjyqtarëve. Pas akuzave, dy nga ministrat e Ramës, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshi reaguan. Gjonaj u shpreh se KLGJ duhet të marrë masa dhe të bëhet hetim disiplinor ndaj gjyqtarëve që morën vendimin.

Ndërsa Lleshaj u shpreh se nuk mund dhe nuk do të ketë paqe në shpirtin e Policisë së Shtetit, derisa të zhbëhet nga Gjykata e Lartë ky vendim.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan dajti fuat vjerdha lindita hoxha masakra e durresit vendimi per dritan dajtin vrasja e 4 policeve dritan dajti fuat vjerdha lindita hoxha masakra e durresit vendimi per dritan dajtin vrasja e 4 policeve

Sondazh

Poll