Aktualitet

E goditi me grusht mjekun infeksionist, procedim penal ndaj 45-vjeçarit

11 Shkurt 2019, 10:52 Nga DOSJA
E goditi me grusht mjekun infeksionist, procedim penal ndaj 45-vjeçarit

Për dhunën e ushtruar ndaj mjekut të QSUT-së policia njofton se ka filluar procedim penal ndaj 45-vjeçarit me iniciale A.M. Sipas policisë ky i fundit ka goditur me grusht mjekun infeksionit Gentian Stronin në ambientet e QSUT-së.

Burime për “Dosja.al” thonë se mjeku infeksionit i dhunuar është mjek problematik pasi i lë të presin shumë në rradhë qytetarët. (Lexo këtu)

Njoftimi i policisë:

Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr. 4, filloi procedimi penal për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasit A.M, 45 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas rreth orës 13:30, të datës 10.02.2019, pasi ka shkuar për të vizituar një të afërmin e tij që ndodhej i shtruar në spital, në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv, ka goditur me grusht për shkak të detyrës, mjekun e urgjencës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, pasi kanë marrrë njoftim kanë shkuar menjëherë në ambjentet e urgjencës ku dhe kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale.

Shtetasi A. M., pasi kishte goditur mjekun ishte larguar nga spitali dhe po vijon puna nga ana e Policisë për gjetjen dhe ndalimin e tij.

Materialet proceduriale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mjeku gentian stroni rrahja e mjekut qsut mjeku gentian stroni rrahja e mjekut qsut

Sondazh

Poll