Aktualitet

Në arrati për bashkëpunim me Habilajt, shtyhet seanca për ankimimin e Jaeld Çelës

11 Shkurt 2019, 10:45 Nga DOSJA
Në arrati për bashkëpunim me Habilajt, shtyhet seanca për

TIRANË- Është shtyrë seanca për ankimimin e ish-shefit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën. Në arrati, ai ankimoi vendimit të Gjykatës për shtyrjen e afatit të hetimeve.

Avokati i Çelës tha se kërkonte kohë që të njihej me provat e reja që kishin dalë për klientin e tij.

Duam kohë të njihemi me këto prova. S’mund të jap përgjigje përse nuk dorëzohet Jaeld Çela.

Më 15 mars të vitit 2018 për ish-shefin e Policisë së Vlorës, Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për shtyrje të hetimeve.

Çela bashkë me ish-drejtorin e postës në Dhërmi Sokol Boden dhe me Gjergji Kohila, ish- shef i Krimeve në policinë e Vlorës akuzohen se me mosveprimet e tyre kanë lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës të udhëhequr nga Habilajt në drejtim të Italisë.

Sipas hetimeve, ish-drejtori i Policisë ka mbajtur në përdorim 3 numra telefoni, në të cilat rezulton se ka komunikuar me Florian Habilajn dhe Gentian Cekën, shoferin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Çela ndodhet prej rreth një viti në arrati pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest në burg” në mungesë në 22 nëntor të 2017-ës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjergji kohila gjykata e krimeve te renda grupi i habiljave jaeld cela prokuroria e krimeve te renda sokol bode gjergji kohila gjykata e krimeve te renda grupi i habiljave jaeld cela prokuroria e krimeve te renda sokol bode

Sondazh

Poll