Aktualitet

‘Dorëzohen’ studentët e Juridikut, që nga nesër iu rikthehen auditorëve, 6 kërkesat për dekanin

11 Shkurt 2019, 10:31 Nga DOSJA
‘Dorëzohen’ studentët e Juridikut, që nga nesër

Ditën e nesërme studentët do ju kthehen auditorëve për të zhvilluar mësimin pas disa javësh bojkoti. 

Të fundit që kanë vendosur të lirojnë godinën për të zhvilluar mësim janë studentët e fakultetit të Juridikut. Disa studentë u shprehën se ky ishte një vendim i shumicës për të filluar mësimin pasi  sipas tyre duhet të bëhen me patjetër ndryshime në “Ligjin e Arsimit të Lartë”. “Është marrë vendimi dhe tashshmë do të vijojë procesi mësimor”, u shpreh një studente. 

Pak ditë më parë edhe Fakulteti i FHF-së deklaroi se studentët do ju kthehen auditorëve por një ditë në javë do të zhvillohet protestë, ku do të bojkotohet mësimi. (Lexo edhe këtë)

Kërkesa e studentëve të FDUT:

Kërkesë drejtuar dekanit Z.Artan Hoxha

Ne studentët e Fakultetit të Drejtësisë kërkojmë:

1- Shtyrje të sezonit akademik në përputhje me orët e humbura.

2- Zëvendësimin e të gjitha orëve mësimore të humbura për shkak të protestës studentore.

3- Shtyrje e afatit për dorëzimin e dokumentacionit për përfitimin e bursave studentore dhe për përgjysmimin e tarifave sipas VKM-ve .

4- Mospenalizimin e studentëve protestues (me mungesa, etj)

5-Të adresoni në institucionin përkatës kërkesën për shfuqizimin e nenit 82 të “Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor”, nr 80/ 2015.

6- Ofrimin e praktikave për studentët e Fakultetit të Drejtësisë(në gjykata, burgje, parlament, etj) si dhe organizimin e gjyqeve simuluese brenda fakultetit mes studentëve.

Afati për kthimin e përgjigjjes: 12/02/2019

Mënyra e kthimit të përgjigjjes: Me shkresë zyrtare.

Sqarim: Plotësimi i kërkesave sjell lirimin e ambjenteve të Fakultetit të Drejtësisë. 

Ngujimi i studentëve në fakultete erdhi disa javë pasi mbylljes së protestës së studentëve, një lëvizje studentore e zhvilluar përgjatë gjithë muajit dhjetor, që u finalizua me ndryshimin e gjysmës së kabinetit qeveritar Rama 2 dhe me publikimin e Paktit të Universitetit.

Pakti për Universitetin është një paketë e hartuar nga qeveria që synon t’ju japë zgjidhje problemeve të arsimit të lartë në Shqipëri. Nga ana tjetër, pedagogët kundërshtojnë Paktin dhe kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Arsimi e Lartë, i miratuar në 2016. (Lexo ketu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fakulteti juridik ngujimi i studenteve pakti per universitetin studentet e juridikut fakulteti juridik ngujimi i studenteve pakti per universitetin studentet e juridikut

Sondazh

Poll