Aktualitet

Vrau shqiptarin se e grabiti, italiani kërkon faljen e gjakut me Kanun nga babai i 22-vjeçarit

11 Shkurt 2019, 09:04 Nga DOSJA
Vrau shqiptarin se e grabiti, italiani kërkon faljen e gjakut me Kanun nga

Historia e Kanunit është rikthyer në vëmendjen e mediave italiane. Emisioni investigativ italian “LE IENE”, ka risjellë historinë e gjakmarrjes mes italianit Francesco Sicignano dhe Mark Gjonit. (Lexo këtu)

Francesco vrau një 22-vjeçar që i kishte hyrë në shtëpi për të vjedhur. Pas vrasjes së djalit, babai i tij kërkon të marrë gjakun e të birit por jo tek vrasësi. Ai ka zgjedhur që të ‘lajë’ gjakun tek djemtë e Francescos.

Ashtu siç e parashikon edhe kanuni, Francesco Sicignano ka kërkuar një ndërmjetës për të kërkuar falje në mënyrë që dy familjet të bëhen mike dhe të falin gjakun.

Ndërmjetësi, Nikolla ka shkuar në Itali në shtëpinë e Francescos për të marrë rrëfimin e tij dhe për të parë nga afër rrethanat e ngjarjes.

“Ne jemi të dy katolik. Ne besojmë në një zot, në një krisht. Unë dua të di nga ky burrë në mënyrën më të saktë çfarë ka ndodhur. Ai duhet të betohet para Zotit që na ka falur që unë kur ta tranferoj në Shqipëri fjalën e tij pranë familjes së viktimës të flas me përgjegjësi,”-tha Nikolla.

Aty Nikolla mëson se Gjergji bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij hynë në shtëpi për të vjedhur. Francesco dëgjoi zhurmë dhe doli në kuzhinë me armën e tij, me të cilën edhe qëlloi 22 vjeçarin. Në fotot e shkrepur nga ekspertiza, 22-vjeçari mbante ende veshur në duar çorape në mënyrë që të mos linte gjurmë.

“Unë i besoj këtij burri. Familja ka pasur të drejtë që ta falë gjakun pa e futur në dhe Gjergji. Kanuni thotë se ka vend me fal. Do të bëj be në emër të krishtit. Do t’i kërkoj Markut që të bëhet mik me italianin.”

Pasi Nikolla u kthye në Shqipëri, shkoi bashkë më gazetarin italian tek shtëpia e Gjergjit për t’i shpreguar me detaje se çfarë kishte ndodhur.

Por për herë të parë për Nikollën ndodhi kjo… 

“Nuk e besoj atë që më tregon Nikolla. Historia është krejt tjetër, unë nuk ndryshoj mendim,”- u shpreh babai i viktimës.

Pas disa diskutimeve të tjerave mes dy burrave, Marku i dha besën Francescos që të vinte në Shqipëri por nëse nuk pranonte kushtet e tij për falje do të kishte dy gjaqe borxh dhe jo vetëm një.

Përgjigjia e italianit ishte: Nuk kam ndërmend që të paguaj asnjë qindarkë. Më vjen keq për të gjithë shqiptarët e ndershëm që janë vënë në pozitë të keqe nga kjo histori. Unë jetoj në një shtet të lirë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet francesco sicignano gjakmarrje gjergj gjoni itali kanun mark gjoni reportazhi i le iene francesco sicignano gjakmarrje gjergj gjoni itali kanun mark gjoni reportazhi i le iene

Sondazh

Poll