Sport

Një largim i papritur te Tirana, mbrojtësi njofton divorcin me skuadrën, gati të jetë “kapiteni” i politikës

26 Shtator 2020, 17:44 Nga DOSJA
Një largim i papritur te Tirana, mbrojtësi njofton divorcin me

TIRANË-Vetëm 5 ditë para sfidës së vlefshme për Play Off-in e Europa Leagues, ndaj zviceranëve të Young Boys, Tirana njofton se një nga pikat më të forta të mbrojtjes në sezonin e kaluar, kapiteni Gentian Muça ka vendosur të largohet nga skuadra.Lajmi është dhënë nga vetë klubi bardheblu, që njofton se ka qenë vetë futbollisti që i ka kërkuar presidentit Halili ndërprerjen e parakohshme të kontratës dhe largimin për të vijuar karrierën diku tjetër.

Klubi i Tiranës ka publikuar edhe një mesazh të vetë Gentian Muçës, që kërkon largimin dhe lë të hapur mundësinë e rikthimit për të bashkëpunuar me bardheblutë në një të ardhme në nivele drejtuese.

Ende nuk dihet nëse lojtari do të jetë pjesë e futbollit, pasi kujtojmë që Muça është propozuar nga anëtarësia e Partisë Demokratike, dega 8, si një kandidat për përfaqësim politik në nivel qendror dhe lokal.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gentian muca tirana gentian muca tirana

Sondazh

Poll