Sport

Futbolli shqiptar në kolaps, Armand Duka leksione ekonomie qeverisë dhe Ministrisë së Financave: Buxheti që jep qeveria shq

26 Shtator 2020, 10:19 Nga DOSJA
Futbolli shqiptar në kolaps, Armand Duka leksione ekonomie qeverisë

TIRANË-Më në fund edhe vetë Dukës i erdhi në majë të hundës me skemën e bojkotit të kampionatit, që mjafton të kishe pak vëmendje dhe e kuptoje menjëherë që nuk funksionoi sipas parashikimit. Në një konferencë për shtyp me gazetarët, si rrallë herë  presidenti i FSHF-së  Armand Duka, iu dha përgjigje pyetjeve në lidhje me bojkotin e kampionatit dhe situatën aktuale. Ndër të tjera kreu i organit më të lartë të futbollit në vend u shpreh:

“Ne jemi këtu për të zgjidhur një gjë për sportin. Unë personalit e kam shprehur, unë jam personalisht i gatshëm që të takohem me çdo person, vetëm që ligji të behet. Në mbledhjen e Ligës disa nga presidentetët kanë deklaruar se po na bënë ligjin do ta votojmë maxhorancën e sotme.

E ARDHMJA– Për mua është e rëndësishme që këto ndryshime të bëhen. Ka shumë që thonë sporti ka 1001 probleme. Për t’i minimizuar këto probleme duhet të bëjmë ndryshime. Do t’i hapë rrugë zhvillimit. E rëndësishme është të realizohet dhe palët ta shohin me dashamirësi. Në qoftë se do të rrimë në mendimet e pseudo zyrtarëve apo servilëve, nuk do të bëjmë asgjë. Kjo nuk është më shumë se 5 minuta punë. Nuk është ligj individual, është për fëmijët. Po të ishte një ligj për një individ, do të ishte miratuar brenda natës.

ZGJIDHJA– Mua më duket logjike. Çfarë po kërkon sporti në Shqipëri, po kërkon sa Kosova, një shtet i krijuar 90 vjet mbrapa Shqipërisë, mos themi edhe shifra të tjera. Buxheti që jep qeveria shqiptare është 700 mijë euro. Kosova jep 12 milionë euro. Pse 12 herë më të këqij se Kosova jemi ne? Nuk bëhet mbrojtja duke thënë që kjo qeveri ka financuar, këtë e këta, po mo i ka financuar, e kemi duartrokitur kur është dashur. Ose merre dhe kopjo Kosovën, Maqedoninë, Hungarinë dhe bëj një gjë për sportin që të jetë e sigurtë. Minimum jetik për sportin.

QEVERIA –Qeveria duhet të marrë përgjegjësitë e vetë. Mundohet të hedhin baltë mbi sportin. Janë disa gjëra të vërteta po ka edhe shumë sukses. Ne kërkojmë ndryshime ligjore për të përmirësuar sportin. Vetëm Kategoria Superiore sot pagua afërsisht 500 milionë lekë tatime. Nuk është se e tëra është informale, por ne kërkojmë idealen.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armand duka fshf liga profesioniste armand duka fshf liga profesioniste

Sondazh

Poll