Sport

Presidenti i Ligës, Edvin Libohova “selam” qeverisë: Nuk është fundi i botës,bojkoti mund të zgjasë 4-5 javë

26 Shtator 2020, 10:46 Nga DOSJA
Presidenti i Ligës, Edvin Libohova “selam” qeverisë: Nuk

TIRANË– Presidenti i FSHF-së,Armand Duka ishte i pranishëm në takimin me mediat, kur krahas numrit një të futbollit ishte edhe presidenti i Ligës, Edvin Libohova. Ky i fundit tregoi se është gati materiali i shqyrtuar, i kërkuar nga qeveria dhe tregon se bojkoti mund të zgjasë edhe katër apo pesë javë më shumë. Në fjalën e tij, Libohova u shpreh se vëmendja kryesore është te Ligji i Sponsorizimit, në mënyrë që sporti të zërë vendin e duhur.

Një grup pune ka përgatitur propozimet konkrete. Zemra e paketës ligjore është Ligji i Sponsorizimit, në mënyrë që sporti të zërë vendin e duhur. Jemi optimistë. Ne po mendojmë për rikthimin e tifozëve madje, jo më për rikthimin e garës. Rrezikohet sezoni?

Ndodhi pandemia dhe futbolli u mbyll. Kemi humbur 4 vite me kërkesat e kuadrit ligjor. Edhe nëse bojkoti zgjat 4-5 javë nuk është fundi i botës, po luftojmë për një kauzë dhe një qëllim të madh. Nuk mund të parashikoj hapat e mëtejshme. Presidentët e klubeve të Ligës do të marrin vendimin e duhur, i cili mendoj se do të respektohet”, u shpreh Libohova.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport duka fshf libohova duka fshf libohova

Sondazh

Poll