Sport

Portieri i Serie A rezulton me koronavirus para ndeshjes me Napolin, frikësohen autoritetet italiane

26 Shtator 2020, 12:24 Nga DOSJA
Portieri i Serie A rezulton me koronavirus para ndeshjes me Napolin,

ITALI– Pas Zlatan Ibrahimovic, futbollisti i rradhës që ka rezultuar pozitiv me koronavirus është Mattia Perin. Portieri i Genoa-s do të duhet të futet në izolim. Ai është diagnostifikur me COVID-19 nga testi i bërë në prag të ndeshjes me Napolin. Sipas protokollit mjekësor,tashmë duhet testuar e gjithë skuadra dhe stafi teknik,sepse kanë pasur kontakte me portierin.

Mbetet të shihet se çfarë do të vendoset për ndeshjen me Napolin, e planifikuar të luhet ditën e dielë, ora 15:00. Me siguri, deri atëherë do të dalin përgjigjet e tamponit të bërë. Në bazë të tyre do të vendoset edhe fati i ndeshjes në fjalë. Kjo do të varet nga rastet e tjera të të infektuarve të mundshëm.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport genoa napoli perin serie a genoa napoli perin serie a

Sondazh

Poll