Sport

Vllaznia në kaos/ “Luftë” për anëtarët e bordit, Këshilli Bashkiak padit Voltana Ademin: Nuk jam njohur me projekt ven

26 Shtator 2020, 11:24 Nga DOSJA
Vllaznia në kaos/ “Luftë” për anëtarët e

SHKODËR-Te Vllaznia nuk është e thënë që të ketë qetësi,edhe pse prej tre muajsh është arritur një marrëveshje sponsorizimi mes Bashkisë së Shkodrës dhe biznesmenit Alban Xhaferri.Në skenë tashmë ka dalë Këshilli Bashkiak i Shkodrës,që në mbledhjen e djeshme ka vendosur të miratojë hapjen e një gjyqi ndaj vendimeve që ka marrë kryebashkiakja Voltana Ademi dhe administratori i klubit Suad Lici për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të këshillit mbikëqyrës të klubit.

“Lufta” bëhet për 5 emra, të cilët klubi i ka regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 22 korrik 2020. Por çfarë ka ndodhur më konkretisht dhe pse të premten Këshilli Bashkiak mori këtë vendim,ku me 33 vota pro, vetëm një kundër dhe një abstenim, u hapi rrugën procedurave gjyqësore kundër Voltana Ademit.Këshilli Bashkiak është është njëkohësisht edhe asambleja e Vllaznisë, zgjodhi pas votimit pesë anëtarë të këshillit ose e thënë ndryshe të bordit të klubit kuqeblu. Hysen Zmijani, Myzafer Bushi,Fatjon Nura, Agron Okaj dhe Gledis Celiku morën më tepër vota.

Mirëpo pas këtij vendimi klubi i Vllaznisë nuk ka depozituar në QKB emrat e pesë anëtarëve të zgjedhur me votë.Pas padisë të këshillit,Voltana Ademi thotë se nuk është njohur me pretendimet nga këshilli. Ademi thotë se do të shqyrtojë me vëmendje dhe do të japë përgjigje për çdo paqartësi në aplikim të ligjit.Voltana u dërgoi këshillit dhe vendimet e kryetarëve të bashkive Vlorë, Kamëz e Lushnje për vendimet që ato kanë marrë.

“Nuk jam njohur me projekt vendimet. E kam dëgjuar për herë të parë përmes televizionit. Jam e qetë në ushtrimin e detyrës time me korrektesë. Nga paraqitja në seancën e këshillit teknikisht asgjë nuk kuptova nga pretendimet. Do ta lexoj me vëmendje dhe do të hedh dritë me profesionalizëm për çdo paqartësi në aplikim të ligjit nëse kanë. Meqënëse më pyet, po ju dërgoj vendimet e të gjithë kryetarëve të Bashkive Vlorë, Kamëz, Lushnjë, etj. Ata me tagrin që u jep ligji kanë ushtruar detyrën sikurse ligji parashikon. Nuk besoj se Shkodra për faktin e të qenurit në opozitë bën ndonjë përjashtim” – thotë Ademi.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport vllaznia voltana ademi vllaznia voltana ademi

Sondazh

Poll