Sport

VIDEO/Dortmundi bie ndaj Augsburgut, ja rezultatet në Bundesligën gjermane

26 Shtator 2020, 16:12 Nga DOSJA
VIDEO/Dortmundi bie ndaj Augsburgut, ja rezultatet në Bundesligën

GJERMANI-Këtë sezon ka dalë hapur si pretendente për të fituar titullin kampion në Gjermani, por Borussia e Dortmundit ka zhgënjyer në javën e dytë të kampionatit, pasi është mposhtur me shifrat 2-0 në transfertën ndaj Augsburgut.

Verdhezinjtë zhvilluan një 90-minutësh mjaft të mirë, duke dominuar ndeshjen dhe krijuar raste të shumta, por nuk ia dolën të shënojnë, ndërsa golat i bënë vendasit me anë të Uduokhai dhe Caligiuri, duke marrë tre pikë të arta.

Nuk pati fitues në “Bay Arena” të Leverkusenit, pasi Bayeri vendas dhe Leipzig u ndanë në barazim 1-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Forsberg, ndërsa “aspirinat” barazuan shpejt me turkun Demirbay.

Gjeti fitoren e parë në kampionat edhe Stuttgarti, që triumfoi me shifrat 1-4 në transfertën ndaj Mainzit. Në sfidat e tjera Arminia Bielefeld triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Kolnit, ndërsa Borussia M’gladbach u ndal në barazim 1-1 ndaj Union Berlin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayer leverkusen borussia dortmund bundesliga bayer leverkusen borussia dortmund bundesliga

Sondazh

Poll