Keqtrajtonte të burgosurit/ Gjykata e Beratit pezullon nga detyra drejtorin e burgut, Hiqmet Këlliçi
26 Shtator 2020, 09:59Nga DOSJA
BERAT– Gjykata e Berat ka pezulluar nga detyra drejtorin e burgut, Hiqmet Këlliçi.
Këlliçi akuzohet për veprimet arbitrare ndaj një të burgosuri. Ai është larguar nga ambientet e burgut të Beratit pasditen e të enjtes.
Gjykata ka dhënë masën e pezullimit nga puna deri në përfundim të hetimeve
Njoftimi i policisë:
Gjykata e Beratit ka pezulluar nga detyra Drejtorin e Burgut të Beratit, Hiqmet Këlliçi. Ditën e enjte, Gjykata e Beratit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Berat për marrjen e masën ndaluese ndaj Këlliçit, të parashikuar nga Neni 242 i Kodit të Procedurës Penale dhe në një seancë të zhvilluar në dhomat e këshillimit ka urdhëruar pezullimin e ushtrimit të detyrës së tij si drejtori i IEPV Berat, deri në përfundimin e procesit gjyqësor në ngarkim të tij.
Hiqmet Këlliçi akuzohet për “Kryerje të Veprimeve Arbitrare” ndaj një të burgosuri që vuante dënimin në IEPV Berat, vepër penale që parashikohet nga Neni 250 i Kodit të Procedurës Penale.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka akuzuar Edi Ramën se gënjen dhe se nuk mban premtimet e bëra. Tabaku shkruan në një postim të bërë ...
Aktualitet26 Shtator 2020, 09:52
SHKODËR– Një 26 vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ky i fundit shpërndate lëndë narkotike. Forca e posaçme “Shqiponjat” kanë vën...
DURRES– Kompania ‘Durrës Container Terminal’ Sha dhe investitorë të tjerë në koncesionin e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit, kanë bërë një...
TIRANË- Megaoperacion me qindra të akuzuar për pjesëmarrje në trafik droge nga vendet e Amerikës Latine. Prokuroria italiane ka publikuar emrat e të gjithë...
TIRANË- Policia e Burgjeve ka arrestuar stomatologun e Burgut 313, pasi akuzohet se i ka dhënë një sasi prej 100 gramë drogë, një të paraburgosuri. Policia...
TIRANE– Disa shtetas janë vënë në pranga ditën e djeshme pasi protestuan para Kryeministrisë për nxjerrjen e imamit të vetëshpallur, Genci Balla nga sistemi 41-...
TIRANE– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Pa protokoll’ ku foli për zhvillimet e fundit ...