Aktualitet

Jorida Tabaku i përgjigjet Ramës: Vetëm gënjeshtra e premtime të pambajtura, koha për ndryshim po vjen

26 Shtator 2020, 09:56 Nga DOSJA
Jorida Tabaku i përgjigjet Ramës: Vetëm gënjeshtra e

TIRANE– Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka akuzuar Edi Ramën se gënjen dhe se nuk mban premtimet e bëra. Tabaku shkruan në një postim të bërë në ‘Facebook’ se shqiptarët e dinë se janë në një rrugë pa krye, që nuk do të ketë as ndryshim e as rimëkëmbje ekonomike.

Në fund ish-deputetja thotë se koha për ndryshim do të vijë së shpejti si dhe koha për të zgjedhur.

Postimi i Tabakut: 

Gënjeshtra, gënjeshtra dhe prapë gënjeshtra! Hidhini sytë përreth. A shikoni më shumë njerëz në punë? A sheh njeri më shumë shqiptarë që jetojnë më mirë? Më shumë familje me frigoriferë dhe tryeza të mbushura plot? Pas 7 vitesh me premtime të pambajtura, ka njeri që mund të besojë vërtet ato që dëgjon nga ky? Të gjithë shqiptarët e dinë se përsa kohë që do të vazhdojmë në këtë rrugë pa krye, nuk do të ketë as ndryshim, as rimëkëmbje ekonomike dhe as punë për ta. Koha për ndryshim po vjen. Koha për të zgjedhur po afron!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama jorida tabaku edi rama jorida tabaku

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shtator 2020, 09:52

SHKODËR– Një 26 vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ky i fundit shpërndate lëndë narkotike. Forca e posaçme “Shqiponjat” kanë vën...