Aktualitet

Tentoi të arratisej nga Drejtoria e Policisë, zbardhen detaje për 28-vjeçarin, goditi efektivin dhe ia ‘mbathi me të katr

25 Shtator 2020, 15:29 Nga DOSJA
Tentoi të arratisej nga Drejtoria e Policisë, zbardhen detaje për

TIRANË– Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me të riun 28-vjeçar që u vu sot në pranga, pasi tentoi t’ia mbathte nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës. Mësohet se i riu me inicialet K.P., banues në Tiranë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Drejtorisë pasi ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje. 

Në momentin që efektivi e ka futur në katin e parë të institucionit, i riu e ka goditur dhe ka dalë nga rrethimi i godinës. Por, arratia nuk zgjati shumë ,pas pak metra më tutje, efektivë të tjerë e kanë kapur, për ta rikthyer në Drejtorinë e Policisë. 

28-vjeçari ishte shpallur në kërim për dhunë në familje pasi e kishte denoncuar i ati, por tashmë do të akuzohet për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë” dhe “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë Tiranë. Më datë 25.09.2020, rreth orës 16:00, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P., 28 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë për veprën penale “Dhuna në familje” pasi ishte denoncuar nga babai i tij, dhe në momentin që Punonjësi i Policisë po e shoqëronte për në katin e parë të Drejtorisë Tiranë, ky shtetas e ka kundërshtuar me dhunë duke e goditur punonjësin e policisë dhe ka tentuar të largohet nga ambientet e DVP Tiranë por është kapur dhe prangosur disa metra më tej nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”. Në përfundimin të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P., për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë” dhe “Dhuna në familje”, dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drejtoria vendore e policise tentative arratisjeje ne tirane drejtoria vendore e policise tentative arratisjeje ne tirane

Sondazh

Poll