Aktualitet

Del VIDEOJA/ Si Lefter Zhidru kërcënonte banorët e pallatit në kohën e pandemisë: Do ta thyej telefonin! Policët i quante

25 Shtator 2020, 12:26 Nga DOSJA
Del VIDEOJA/ Si Lefter Zhidru kërcënonte banorët e pallatit

ELBASAN– Pamjet që po shikoni tregojnë natyrën e dhunshme të Lefter Zhidru, 71-vjeçari që u ekzekutua një ditë më parë nga forcat RENEA. Videoja e siguruar nga Dosja.al është e muajit mars, kohë kur e gjithë Shqipëria ishte në karantinë, por Zhidru konfliktohej me banorët e lagjes, ndërkohë që i pranishëm është edhe një efektiv.

Një nga banorët e filmon dhe i thotë: Ke më gjë për të thënë?

Ndërsa Lefter Zhidrus e qëllon dhe i hedh telefonin në tokë, pasi nuk donte që të filmohej.

Më filmon mua ti…mos më filmo mua pot ë them, more vesh apo jo,”– thotë Zhidrus ndër të tjera.

Në sfond dëgjohen edhe bisedat e efektivit në radio me një tjetër efektiv.

“Do ta thyej telefonin,”– vijon Zhidrus.

Në skenë duket edhe një nga bashkëshortet e Zhidrus e cila drejton dhe gishtin nga kamera.

“Ti që filmon do jaoësh llogari pot ë them, dëgjon, filmon ti,”– thotë ajo.

Në video, Zhidrus u drejtohet efektivëve dhe u thotë ‘garipa’, ndërkohë banorët e tjerë i quan banda.

Gjithashtu një banore, i ka dërguar edhe email drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ajo i shkruan se ndihet e kërcënuar nga Zhidrus i cili i ofendon gjithë kohës.

Ndërkohë, burime për Dosja.al bëjnë me dije se banorët e pallatit kanë dërguar disa herë ankesë në Policinë e Elbasanit dhe në Bashkinë e qytetit, ku kërkojnë të merren masat për të hequr nga pallati Zhidrun dhe familjen e tij. Sipas tyre, policia e Elbasanit ishte në dijeni që ky person ishte problematik dhe i rrezikshëm për shoqërinë. Por zëri i banorëve të qytetit, sërish nuk u dëgjua dhe kjo solli një terror në qytet për mbi 5 orë.

Lefter Zhidru u vra pasditen e djeshme nga forcat “Renea”,  në lagjen “11 nëntori”, në afërsi të Kthesës së Sarës, në Elbasan, pas 5 orësh negociata. I moshuari dhunoi ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij 14-vjeçare, morri armën dhe shkaktoi terror në qytet duke plagosur dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pasi ish-bashkëshortja telefonoi policinë, ai nuk i kursye plumbat as ndaj efektivëve, duke bërë që i gjithë terrori të përfundonte me ekzekutimin e tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shtator 2020, 10:38

ITALI – Një çift shqiptar ka rënë nën prangat e policisë italiane pasi merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Bashkëshortët 40 dhe 37 vjeç, u...