Aktualitet

LETRAT/ “Është i dhunshëm, mban mjete të ftohta”, fqinjët e 71-vjeçarit në Elbasan kishin njoftuar autoritetet për r

25 Shtator 2020, 10:23 Nga DOSJA
LETRAT/ “Është i dhunshëm, mban mjete të

ELBASAN– U ekzekutua nga RENEA pas një rezistence të armatosur për më shumë se 5 orë, por Lefter Zhidru nuk ishte as fqinji më i mirë për banorët e pallatit në lagjen “11 nëntori” në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se banorët e pallatit kanë dërguar disa herë ankesë në Policinë e Elbasanit dhe në Bashkinë e qytetit, ku kërkojnë të merren masat për të hequr nga pallati Zhidrun dhe familjen e tij. Sipas tyre, policia e Elbasanit ishte në dijeni që ky person ishte problematik dhe i rrezikshëm për shoqërinë. Por zëri i banorëve të qytetit, sërish nuk u dëgjua dhe kjo solli një terror në qytet për mbi 5 orë.

“Për arsye se që kur ka ardhur në ditët e sotme përbën shqetësim për banorët e pallatit për arsye se është i dhunshëm e këcënues me mjete të forta e të ftohta ndaj banorëve të pallatit”

“Nuk është i aftë për jetën në komunitetin tonë. Fëmijët ndihen të stresuar kur hipin për në shtëpitë e tyre dhe nuk kemi mundësi tjetër vec t’ju lajmërojmë për të marrë shpejt masa para se të ndodhë një debat i madh.”

“Janë kërcënim i rrezikshëm për banorët. Cifti ka krijuar shumë problem e konflikte me banorët e pallatit me fyerje dhe ofendime edhe në prezencë të grupit të gatshëm disa herë. Janë trembur fëmijët, të moshuarit, të rriturit, nga presioni që personat në fjalë ushtrojnë prej shumë vitesh. Që kur familja erdhi në këtë apartament pallati nuk ka më qetësi. Kërkojmë zgjidhjen e menjëhershme të këtij problem sepse është problem shumë madhor për të gjithë komunitetin.” 

Lefter Zhidru u vra pasditen e djeshme nga forcat RENEA  në lagjen “11 nëntori”, në afërsi të Kthesës së Sarës, në Elbasan, pas 5 orësh negociata. I moshuari dhunoi ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij 14-vjeçare, mori armën dhe shkaktoi terror në qytet duke plagosur dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij, pasi po sulmone me kallashnikovë efektivët e Shqiponjave. Pasi ish-bashkëshortja telefonoi policinë, ai nuk i kursye plumbat as ndaj efektivëve, duke bërë që i gjithë terrori të përfundonte me ekzekutimin e tij, në muzg nga forcat RENEA.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll