SPAK kërkon të pushojë hetimet për tri gjyqtarët e Dritan Dajtit, GJKKO merr vendimin më 29 shtator
TIRANË- Prokuroria e Posaçme, SPAK ka pushuar çështjen ndaj treshes gjykuese që vendosi të rrëzonte vendimin e burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin. Kjo kërkesë e SPAK do të shqyrtohet nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më 29 shtator.
Tri gjyqtarët, Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli, e kanë për herë të dytë kërkesën e SPAK për të pushuar hetimin. Në janar të këtij viti, SPAK vendosi ta pushonte çështjen pasi argumentonte se nuk kishte një vepër penale, por Gjykata kërkoi rihetim.
Tri gjyqtarët janë nën hetim me akuzën e korrupsionin, pasi morën parasysh kërkesën e Dritan Dajtin për të ulur dënimin nga burgim i përjetshëm, në 25 vite burg.
Më 8 shkurt 2019, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rrëzoi dënimin e përjetshëm në ngarkim të Dritan Dajtit, i dënuar për vrasjen e 4 policëve. Dajti ekzekutoi në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës, 4 policë. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari u vranë më 7 gusht të vitit 2009, kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo. Më 3 shkurt 2019, tre gjyqtarëve të Apelit iu kontrolluan banesat e tyre në Tiranë, Vlorë, Sarandë dhe Lezhë. Në banesën e Skënder Daminit në Tiranë u gjetën plot 17 mijë euro si dhe disa municione luftarake. Sipas hetimit të prokurorisë, paratë ishin të ardhurat e fituara nga biznesi i djali. Ndërsa arma ishte e gjyqtarit dhe me leje.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Të dënuar për drogë, pengmarrje dhe vjedhje/ OFL zbarkon në Berat dhe Tiranë, “në sitë” 4 të dënuar (EMRAT)
SHQIPËRI- OFL, Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët 4 personave të dënuar, të cilët janë Tauland Starova, Marinelo Sula, Kliton Hoxha, Nderim ...
PROFIL/ I vëllai iu ekzekutua ditën e zgjedhjeve në 2005, kush është Saimir Taullau, rivali i përjetshëm i Aldo Bares u r
TIRANË– Saimir Taullau, i cili u arrestua ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut për llogari të drejtësisë zvicerane është një person mjaft i njohur për drej...
LETRAT/ “Është i dhunshëm, mban mjete të ftohta”, fqinjët e 71-vjeçarit në Elbasan kishin njoftuar autoritetet për r
ELBASAN– U ekzekutua nga RENEA pas një rezistence të armatosur për më shumë se 5 orë, por Lefter Zhidru nuk ishte as fqinji më i mirë për banorët e pallatit në ...
Dallgë mbi 7 ballë/ Pezullohet lundrimi i tragetit me destinacion Brindisin, ndalohet edhe lëvizja e anijeve dhe peshkarexhav
VLORË– Në portin e Vlorës për shkak të motit të keq dhe dallgëve mbi 7 ballë në det ka detyruar autoritetet të pezullojnë lëvizjet e tragetit Vlorë-Brindi...
Arrestohet në Maqedoninë e Veriut Saimir Taullau, rivali i Aldo Bares kërkohet nga Zvicra ku është dënuar me 4 vite burg,
MAQEDONI E VERIUT– Saimir Taullau, i njohur në Shqipëri si rivali i fortë i Aldo Bares, kreut të Bandës së Lushnjes, është vënë në pranga në Maqedoninë e Veriut...
Ndikimi i Erdoganit tek Rama pas takimit në Stamboll/ Mediat turke: Shqipëria mbyll shkollat e drejtuara nga grupi terrorist F
TIRANË– Pas takimit të Kryeministrit të Shqipërisë në Stambol me Presidentin Turk, Rexhep Tajip Erdogan kanë qenë të shumta reagimet e mediave greke dhe a...
Po heton atentatin ndaj Preng Gjinit, Artan Hoxha tregon ‘gozhdën’ ku i ngecur sharra prokurorit Leonard Filopati: Do japë
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka lajmëruar dorëheqjen e prokurori Leonard Filopati, i cili ka në dorë dosjen e atentatit ndaj Preng Gjinit. I ftuar në studi...
“Më ledhatoi gjoksin”/ Historia shokuese në Itali, shqiptari tenton të përdhunojë nënën e ish-të dashurës,
ITALI- Një shqiptar sërish në telashe në shtetin fqinj. E.S., 40 vjeç nga Shqipëria duhet të përballet me akuzën e dhunës seksuale dhe dëmtimit personale...
Dëshmia e pronarit të çerdhes në Durrës: S’kam rrahur foshnjën, ishte fëmijë grindavec dhe kafshonte të tjerët me dh
TIRANË- Gëzim Dervishi, pronari i çerdhes në Durrës, ku u dhunua foshnja 18 muajshe, fajëson fëmijën se ka qenë grindavec. Pronari thotë se fëmija n...