Aktualitet

25 Shtator 2020, 10:38 Nga DOSJA

ITALI – Një çift shqiptar ka rënë nën prangat e policisë italiane pasi merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Bashkëshortët 40 dhe 37 vjeç, u arrestuan në Cesena,  Savignano sul Rubicone në Itali mbrëmjen e së mërkurës.

Por çfarë ndodhi dhe si u arrestua çifti shqiptar nga policia italiane? 

Në rrethin Cesare të komunës Savignano, personeli i policisë arriti të kuptojë praninë e një burri i cili duke ndalur pranë një institucioni publik, kishte një qëndrim të dyshimtë, që ua bëri më të thjeshtë efektivëve të policisë të kuptonin se ai është i përfshirë në  aktivitetin e tregtimit të drogës.

Kontrolli ka provokuar te burri një gjendje të dukshme nervozizmi, pasi ai ka pasur me vete në atë moment lëndë narkotike. Për këtë arsye, policia zhvilloi kontrolle të makinës, brenda së cilës me një mbështjellje celefoni u gjet kokainë, shkruajnë mediat italiane. 

Pas zbulimit të drogës policia vijoi kërkimin edhe në shtëpinë e burrit. Në këtë mënyrë u zbulua se edhe gruaja e tij merrej me këtë aktivitet.

Ajo u përpoq të largohej me shpejtësi duke mbajtur një qese, brenda së cilës, nga një kontroll i operuar u gjetën mbështjellësa të tjerë që përmbanin shumë kokainë. Gjithashtu në shtëpinë e çiftit shqiptar u gjet edhe peshore elektrike.

Arrestimi i dy bashkëshortëve u vërtetua të enjten në mëngjes nga Gjykatësi i Gjykatës së Forli, i cili urdhëroi arrestin shtëpiak në pritje të dënimit.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet cifti shqiptar ne itali arrestohet cifti shqiptar ne itali

Sondazh

Poll