Aktualitet

Të dënuar për drogë, pengmarrje dhe vjedhje/ OFL zbarkon në Berat dhe Tiranë, “në sitë” 4 të dënuar (EMRAT)

25 Shtator 2020, 10:32 Nga DOSJA
Të dënuar për drogë, pengmarrje dhe vjedhje/ OFL zbarkon

SHQIPËRI- OFL, Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët 4 personave të dënuar, të cilët janë Tauland Starova, Marinelo Sula, Kliton Hoxha, Nderim Deliu, dhe Gramos Toto. Personat e mësipërm janë arrestuar për trafik droge, vjedhje me dhunë dhe rrëmbim personi. Ata duhet të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve dhe më pas dosjet iu kalojnë në SPAK.

Njoftimi i Policisë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

T. S., banues në Tiranë, i dënuar në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

M. S., banues në Urën Vajgurore, Berat, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

K. H., banues në Berat, i dënuar për veprën penale ’’Vjedhja me dhunë”;

N. D., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

G. T., banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gramos toto kliton hoxha marinelo sula nderim deliu ofl tauland starova gramos toto kliton hoxha marinelo sula nderim deliu ofl tauland starova

Sondazh

Poll