Aktualitet

Shkaktuan aksidente dhe lëviznin pa leje drejtimi/ Arrestohen 5 shoferë në Tiranë, 42 të tjerëve u hiqet patenta

25 Shtator 2020, 11:20 Nga DOSJA
Shkaktuan aksidente dhe lëviznin pa leje drejtimi/ Arrestohen 5

TIRANË- Policia në Tiranës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar dy shoferë, A. S., 24 vjeç dhe E. D., 32 vjeç, të cilat me makinat e tyre kanë aksidentuar 2 këmbësorë.

Ndërkohë në prangat e Policisë kanë rënë edhe I. T, 37 vjeç, D. K., 54 vjeç dhe A. M., 60 vjeç, të cilët janë kapur duke drejtuar makinat e tyre në gjendje të dehur.

Po kështu, gjatë orëve të fundit janë pezulluar 42 leje drejtimi, nga këto 28 për shpejtësi tej normave të lejuara, 8 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për shkelje të tjera që kanë masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet në kuadër të masave të marra për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: I. T., 37 vjeç, D. K., 54 vjeç dhe A. M., 60 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 42 leje drejtimi, nga këto 28 për shpejtësi tej normave të lejuara, 8 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për shkelje të tjera që kanë masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit.

Janë vendosur 64 masa për mos vendosje të rripit të sigurimit, 56 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 110 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 7 për shkelje të semaforit, 33 për mosdhënie përparësie këmbësorëve dhe 187 për parkime të gabuara.

Gjithashtu është bërë arrestimi i shtetasve: A. S., 24 vjeç, pasi në rrugën “Donald Trump”, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale V. M ., 29 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore; E. D., 32 vjeç, pasi në bulevardi “Zhan Dark”, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale A. D., i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 shoferë në tiranë policia rrugore tiranë arrestohen 5 shoferë në tiranë policia rrugore tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shtator 2020, 10:38

ITALI – Një çift shqiptar ka rënë nën prangat e policisë italiane pasi merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Bashkëshortët 40 dhe 37 vjeç, u...