Aktualitet

“Për pak desh takova Zotin”/ Komandanti i “Shqiponjave” në Elbasan flet një ditë pas terrorit dhe përballjes me Lef

25 Shtator 2020, 10:54 Nga DOSJA

ELBASAN– Enkel Xhaferri, komandanti i “Shqiponjave” në Elbasan ka komentuar terorin që efektivët kaluan një ditë më parë në përballjen me Lefter Zhidrun, 71-vjeçari që qëlloi hapur drejt tyre me breshëri plumbash. Përmes një statusi në Facebook, në gjuhën angleze, Xhaferri shkruan se për pak desh ka takuar Zotin një ditë më parë, duke treguar kështu rrezikun që iu kanosej një ditë më parë.

Për pak desh u takova me Zotin e madhërishëm. Për fat të mirë ende jo,”- shkruan Xhaferri në Facebook.

Lefter Zhidru u vra pasditen e djeshme nga forcat “Renea”,  në lagjen “11 nëntori”, në afërsi të Kthesës së Sarës, në Elbasan, pas 5 orësh negociata. I moshuari dhunoi ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij 14-vjeçare, morri armën dhe shkaktoi terror në qytet duke plagosur dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pasi ish-bashkëshortja telefonoi policinë, ai nuk i kursye plumbat as ndaj efektivëve, duke bërë që i gjithë terrori të përfundonte me ekzekutimin e tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enkel xhaferri lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan enkel xhaferri lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shtator 2020, 10:38

ITALI – Një çift shqiptar ka rënë nën prangat e policisë italiane pasi merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Bashkëshortët 40 dhe 37 vjeç, u...