Aktualitet

“Ku të shkoj unë unë, si të bëj?”/Fermeri në Korçë pret pemët me mollë dhe qan me ngashërim: Të fundit i dorëzo

25 Shtator 2020, 08:01 Nga DOSJA
“Ku të shkoj unë unë, si të bëj?”/Fermeri

KORÇË- Gazetari Mentor Kikia ka publikuar videon e një fermeri në Korçë, i cili me lot në sy tregon se ka prerë të gjitha mollët, pasi nuk shiste dot prodhimin. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme fermeri qan me ngashërim dhe tregon se për arsye ekonomike i janë larguar nga Shqipëria dhe dy djemtë e tij.

“Këtë bahçe që shikoni ju, me 30 lekë e kam dorëzuar, me thasë. Më ikën dy djemtë (qan)…. nga të vete unë, si do bëj nuk e di.”, shprehet fermeri duke qarë.

Ndërkohë gazetari thekson se kjo video tregon krizën ekonomike në të cilën ndodhet vendi, dhe i bën thirrje qeverisë që të “hedhë sytë” nga fermerët.

Postimi i plotë:

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në Janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot prodhimin. Dy djemte i kane ikur, ne pamundesi per te jetuar me te ardhurat e tokes, duke e lene vetem. Çdo vit, mediat shfaqin skena që tregojnë sesi përfundojnë nëpër kanale e lumenj mollë, patate, qepë, domate e shalqinj.

Pasoja: Krizë ekonomike dhe braktisje masive e fshatrave dhe vendit nga rinia. Në programet e partive dëgjojmë vetem premtime për subvencione apo rimbursime për hekura e plastmas serash. Qeveria i nxit të bashkohen në kooperativa që ti eksportojne prodhimet. Vetëm kaq ama. Vetem i keshillon!

Po përse nuk ndodh kjo? Nga se vuan sot bujqësia jonë? Shërbimi veterinar e agronomik është mizerabël. Mungesë totale kontrolli për cilësinë e pesticideve. Mungestë tolate kontrolli për importin e fidanëve dhe farërave. Mungesë totale kontrolli për plehrat kimike. Asnjë lloj kërkimi shkencor në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë. Mungesë totale konsulence për organizimin dhe tregjet. Shteti është dorëhequr tërësisht nga ky mission.

Pasojat: Një bujqësi ende primitive. Produkte jo cilësore për shkak të mungesës së shërbimeve cilësore dhe konsulencës shkencore. Fuqi konkuruese zero, duke qenë dekada larg edhe nga vendet fqinje. Politikanët, kur janë në opozitë, shkojnë nëpër fshatra, u puthin duart fshatarëve dhe akuzojnë qeverinë. Por kur vijnë në qeveri, i harrojnë. Tani, ju në qeveri e ju në opozitë, merreni këtë burrë që qan dhe degjojeni natë e ditë, për të kuptuar se kriza nuk është thjeshtë krizë ekonomike, por një dramë e madhe me përmasa kombëtare.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mentor kikia qan fermeri në korçë mentor kikia qan fermeri në korçë

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shtator 2020, 07:51

ZVICËR– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zyrih të Zvicrës, ku një ku një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën ndërsa gruaja e tij 50-vjeçare së bash...

Aktualitet 25 Shtator 2020, 07:35

SHIJAK- Banori i Shijakut, Klodian Luku, bashkë me 16 anëtarët e tjerë të familjes së tij, kanë jetuar në dy çadra të ngushta që pas tërmetit të 26 nënto...

Aktualitet 25 Shtator 2020, 07:07

TIRANË– Një 30-vjeçar ëhtë vënë në pranga pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Mësohet se i riu, me inicialet K. H., është arrestuar në vendin e q...