Aktualitet

“Duam rrogat dhe punën”/ Naftëtarët e Ballshit protestë pesë orë para Ministrisë së Energjisë, përplasen me policinë, disa prej tyre shoqërohen në komisariat

VIDEO
Naftëtarët e Ballshit protestë para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës. Ata kanë kërkuar takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i ka pritur në zyrë. Kanë nisur edhe përplasjet, ku janë shoqëruar disa persona në Polici.
Featured image of article: “Duam rrogat dhe punën”/ Naftëtarët e Ballshit protestë pesë orë para Ministrisë së Energjisë, përplasen me policinë, disa prej tyre shoqërohen në komisariat Pamje nga protesta

TIRANË- Ditën e sotme naftëtarët e Ballshit kanë protestuar për pesë orë para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë teksa kërkuan 27 pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës në uzinën e Ballshit. Ata kanë kërkuar edhe sot takim me ministren Belinda Balluku, por kjo e fundit nuk i ka pritur në zyrë.

Protesta është shoqëruar me përplasje me efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët ndërhynë për shpërndarjen e turmës. Duke qenë se jemi në periudhë pandemie, grumbullimet nuk janë të lejuara.

Protestuesit tentuan të futeshin në godinën e Ministrisë, ndërsa efektivët nuk i lejuan, duke sjellë ëkshtu tensione dhe përplasje. Për pasojë, janë shoqëruar në Polici disa persona, mes tyre dhe pedagogu Arlind Qori dhe pedagogu Arben Kola.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Le ta shkrijnë sot atë kompani nëse del me humbje. I bëj thirrje policisë minimalisht një nga këta të marrë përfaqësuesit tanë dhe ministrja ta presë këtë njeri, nuk është një rrugëtar kalimthi. Turp që në 2020 trokitëm në një derë dhe nuk hapën. ne jemi me ju, dhe ju duhet të na mbështesni. Të vlerësojnë mundin dhe sakrificën që këta naftëtarë kanë 11 muaj që sorrollaten”, tha një protestues.

Kjo është protesta e disatë e naftëtarëve të Ballshit. Edhe më herët ata kanë kërkuar pagat e prapambetura dhe i kanë bërë edhe kërkesë ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, por kjo e fundit nuk u është përgjigjur.

  • 11:49

    Rriten tensionet mes naftëtarëve dhe policisë, protestuesit tentojnë të hyjnë me me forcë në Ministri

    Pamje nga protesta

    Janë rritur tensionet mes policisë dhe naftëtarve të Ballshit në protestën që është zhvilluar ditën e sotme.

    Mësohet se policia nuk i ka lejuar që naftëtarët të protesojnë për shkak të pandemisë, sakaq këta të fundit janë revoltuar dhe kanë bërë përpjekje që të çajnë kordonin dhe të futen brenda Ministrisë. Ndërkohë gjatë protestës disa persona janë tërhequr zvarrë nga uniformat blu.

  • 11:59

    Protesta e naftëtarve të Ballshit, shoqërohet nga policia aktivisti Arben Kola

    Momenti i shoqerimit

    Aktivisti Arben Kola, i cili po merrte pjesë në protestën e naftëtarëve të Ballshit që po zhvillohet përpara Ministrisë së Infrastrukturës është shoqëruar nga policia. Mësohet se ky i fundit ka pasur një përplasje me uniformat blu duke qenë se këto të fundit nuk i lejonin të protestonin për shkak të pandemisë së Covid-19.

  • 12:17

    ‘Maskarenj, janë bërë miliardera me lekët e popullit’/ Naftëtarët e Ballshit vazhdojnë protestën para Ministrisë, kërkojnë paratë ose rifillimin e punës: Duhet të na përgjigjen

    Pamje nga protesta

    Naftëtarët e Ballshit kanë mbërrritur ditën e sotme në Tiranë aty ku e kanë zhvendosur protestën para Ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës. Qytetarët janë përfshirë në përleshje me policinë pasi ata kërkojnë që të takohen me Ministren duke u përpjekur që të futen brenda institucionit.

    Po presim që të fillojë puna, ose të na japin rrogat. Ia kemi plotësuar të gjitha kushtet. Duhet të na përgjigjen, vjet ishte marrë një vendim, është e disata herë që bëhet kjo gjë. Uzina jonë është e vjetër por është cilësore. Nafta është në një cilësi të mirë, të investohem pak dhe do bëhet më shumë cilësore.’- shprehet një zonjë për mediat e pranishme.

    ‘Kërkojmë paratë tona, pagat e prapambetura. Protesta jonë është e ligjshme. Duhet të zgjidhet. Kemi 1 vit, kështu. Të dalim sikur skemi bërë asgjë na vjen keq.‘- thotë një tjetër protestues.

    Maskarenj, janë bo miliardera me lekt e popullit, na mashtrojnë. Na premtoi zonja ministre, në qershor do filloni punë, nuk filluam. Nuk duan që të shkojnë sa në një institucion e në tjetrin’- dëgjohet të thotë një qytetar i pranishëm.

    Gjatë protestës shtë bërë dhe ndalimi i disa naftëtarëve mirëpo nuk dihet sa është numri i tyre i saktë.  Protesta ka nisur që në orën 11:00 të ditës së sotme dhe nuk dihet e kur do të përfundojë.

  • 12:07

    Protesta përpara Ministrisë së Infrastukturës, shoqërohet nga policia pedagogu Arlind Qori

    Pedagogu Arlind Qori i cili mori pjesë në protestën e naftëtarëve të Balshit që po mbahet ditën e sotme përpara Ministrisë së infrastrukturës është shoqruar nga policia. Mësohet se pedagogu ka pasur një përplasje me uniformat blu, ku këto të fundit e kanë dërguar në komisariat.

  • 12:19

    Protesta e përpara Ministrisë së Infrsatrukturës/Rrënqeth me fjalët naftëtari: Të na çojnë në burg të paktën aty do e hamë një pjatë supë, se kështu po vdesim

    Ditën e sotme naftëtëtarët e Ballshit kanë protestuar përpra Ministrisë së Infrastrukturëse ku gjatë protestës, ku nuk kanë munguar përplasjet me policinë. Ndërkohë një nga naftëtarët shprehet se gjendja e tyre ekonomike është e rënduar, duke thënë se më mirë të shkojnë në burg se të paktën do të ushqehen.

    “Të na çojnë në burg të hamë një pjatë supë, të paktën do hamë diçka këtu, se kështu po vdesim fare. Sot erdhwm me lekw borxh. Do tw rrimw kwtu nwse nuk na zgjedhet problemi.” tha ai.

  • 12:28

    Protesta e naftëtarëve në Tiranë/ Protestuesit refuzojnë takimin me zv.ministrin Ilir Bejtja: Këtu të na vij Balluku

    Naftëtarët e Ballshit ditën e sotme po protestojnë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, ku dhe kërkojnë që të takohen me ministren Belinda Balluku. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se protestuesve u është thënë  se do të zhvillojnë një takim me zv.ministrin Ilir Betja, gjë të cilën protestuesit e kanë refuzuar duke thënë se nuk duan takime me persona që nuk na japin një pergjigje për problemin.

    “Na thanë që të takohemi me zëvendës ministrin, por ato janë takime të rezauruara nuk na japin zgjidhje takime të tilla. Personi i vetëm që mund të na japë përgjigje në lidhje me takimin e zhvilluar në Azerbaijan është vetë ministrja Balluku”, ka thënë një protestues.

    Po ashtu ata shtojnë se janë mashtruar dy herë nga zv. ministri duke shtuar se do të vijojnë protestën derisa ministrja Balluku t’u përgjigjet.

    Ka më mashtrues se Ilir Betja, ditë për ditë. Në fund të qershorit tha se do të lëshohet uzina e Ballshit por vetëm na ka mashtruar. Ministrja po i shmanget përgjegjësisë, pasi në qershor ajo tha se lëshohet, por asgjë nuk ka ndodhur, atje na sjellin vetëm mashtrues. Ne jemi bërë edhe kontratat për të marrë lekët, por asgjë. Kam marrë lekë borxh për të ardhur në protestë, do vijojmë qëndrimin derisa të marrim një përgjigje”, është shprehur një tjetër protestues.

  • 11:58

    Përplasje mes naftëtarëve dhe Policisë para ministrisë së Infrastrukturës, disa persona tërhiqen zvarrë, një i shoqëruar

    Përplasje mes naftëtarëve dhe Policisë para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në Tiranë. Disa naftëtarë janë janë tërhqur zvarrë nga forcat e policisë. Mësohet se njëri prej tyre është shoqëruar.

    Kjo situatë ka ardhur, pasi ditën e sotme naftëtarët e Ballshit kanë ardhur në Tiranë për të mbajtur protestë para Ministrisë së Infrastrukturën, ku kërkojnë pagat e 27 pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës. Këta të fundit nuk kanë mundur të takojnë ministren Balluku. Po kështu,  naftëtarët nuk janë lejuar nga policia që të grumbullohen para kësaj godine, për shkak të COVID-19.

    “Të hash një herë bukë në ditë. Na janë prerë dritat, na është prerë uji. Po rrojmë sin ë mesjetë. I bëjmë thirrje dhe Linda Ramës që hiqet si ëngjëll për Zahon e saj që e ka cuar nëpër plazhe. Nuk duam plazhe, nuk duam luks, duam vetëm bukën tonë. Jemi në kufi të mbijetesës”, tha një protestuese.

Shto Koment