Aktualitet

Dikur punonte tek fabrika e armëve! E shkuara e Lefter Zhidrus, si e kishte siguruar gjithë municionin i moshuari

24 Shtator 2020, 21:12 Nga DOSJA
Dikur punonte tek fabrika e armëve! E shkuara e Lefter Zhidrus, si e kishte

ELBASAN– Detaje të reja janë mësuar për personazhin kryesor të ngjarjes së Elbasanit, Lefter Zhidru. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 71-vjeçari Zhidru ka qenë ish-punonjës i fabrikës se armëve në Mjekës të Elbasanit.

Pikërisht nga puna e tij, i moshuari kishte fituar edhe njohurinë për municionet dhe tritolin që iu gjet në banesë. Por prej vitesh, pas lirimit nga puna, i moshuari punonte si gomist. 

Pas 5 orësh forcat RENEA ekzekutuan 71-vjeçarin nga Elbasani, Lefter Zhidru! I moshuari shkaktoi terror në qytet duke plagosur edhe dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pas një sherri me ish-gruan, ai doli në ballkon dhe qëlloi ndaj Policisë. Pavarësisht thirrjeve për t’u dorëzuar, ai nuk hoqi dorë nga sulmet dhe u vra brenda banesës. Aty kishte një armë zjarri, fishekë dhe lëndë plasëse.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shtator 2020, 20:25

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në drejtësi, ku një i arrestuar pranoi me zë dhe figurë se ka paguar plot 20 mijë euro për t’u liruar nga bu...

Aktualitet 24 Shtator 2020, 19:31

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja nga operacioni i Policisë së Shtetit në Elbasan, ku pak orë më parë u ekzekutua 71-vjeçari, Lef...