Aktualitet

ME FOTO: Kjo është shtëpia ku u ngujua për 5 orë i moshuari në Elbasan, ende e varur në tel bluza e tij rozë

24 Shtator 2020, 18:21 Nga DOSJA
ME FOTO: Kjo është shtëpia ku u ngujua për 5 orë i

ELBASAN– Në fotot e mëposhtme është shtëpia ku për më shumë se 5 orë u ngujua i moshuari Lefter Zhidru, i cili u ekzekutua sot nga forcat RENEA.

Në katin e parë të banimit, në një pallat në lagjen nr.11 të Elbasanit Zhidru jetonte pas shpërnguljes nga qyteti i Sarandës vetëm pak vite më parë. Pas sulmeve dhe ndërhyrjes nga RENEAT, varur është ende një bluzë ngjyrë rozë, e varur me kujdes mbi tela. 

Pas 5 orësh forcat RENEA ekzekutuan 71-vjeçarin nga Elbasani, Lefter Zhidru! I moshuari shkaktoi terror në qytet duke plagosur edhe dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pas një sherri me ish-gruan, ai doli në ballkon dhe qëlloi ndaj Policisë. Pavarësisht thirrjeve për t’u dorëzuar, ai nuk hoqi dorë nga sulmet dhe u vra brenda banesës. Aty kishte një armë zjarri, fishekë dhe lëndë plasëse.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll